fillkov doreheqje gjuha shqipe nuk negociohet protestojne studentet shqiptare ne shkup 69d3a353b0201

“Fillkov dorëheqje”, “Gjuha shqipe nuk negociohet” – protestojnë studentët shqiptarë në Shkup

April 6, 2026
1 minut lexim
image 10

Në Shkup protestojnë studentët shqiptarë të tre universiteteve, UT, UEJL dhe UNT, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Studentët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, i cili ka deklaruar se nuk do të lejojë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Studentët thanë se vetëm kërkojnë zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Kjo protesta duhej të ndodhte dikur. Nuk duhej të mendohej që në vitin 2026 studentët të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre. Para se të jemi studentë e profesionistë, ne jemi shqiptarë. Gjuha shqipe nuk është mënyra se si flasim, është mënyra si kemi ekzistuar, qëndruar dhe si kemi ardhur deri këtu. Gjuha shqipe nuk negociohet. Ne jemi studentë të drejtësisë, ne jemi ata që nesër do të mbrojmë ligjin, por sot kërkojmë të drejtën tonë, të drejtën tonë për gjuhën amtare. Një shtet që nuk zbaton të drejtat e veta, nuk mund të ekzistojë. Ne nuk jemi kundër askujt, ne jemi këtu për veten dhe për gjuhën tonë”, tha studenti Mevlan Ademi.
“Kërkesa jonë është thjeshtë, respektojeni Kushtetutën dhe ligjin, as më shumë e as më pak. Kolegët tanë kanë të drejtë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, çdo zvarritje është përpjekje për ta mohuar një të drejtën tonë”, tha studenti Besar Sejdiu, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit “Nënë Tereza”.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aak perkrahe protesten e studenteve ne shkup per provimin e jurisprudences ne gjuhen shqipe 69d387304fd65
Lajmi i mëparshëm

AAK përkrahë protestën e studentëve në Shkup për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

kercenimet e trump per centralet energjetike presidenti i ke do ishte e paligjshme 69d3b48089209
Lajmi i radhës

Kërcënimet e Trump për centralet energjetike, Presidenti i KE: Do ishte e paligjshme

Të fundit nga

Hapet “GoFundMe” për shtëpinë e Stenaldos!

Nisma për t’i siguruar një shtëpi Stenaldo Mëhillit po merr përmasa të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një lëvizje të gjerë solidariteti. Pas dhurimit prej 10 mijë eurosh dhe thirrjes publike për
ShkoLartë