filipinet pergatiten per super tajfunin e ri 690f9d739e041

Filipinet përgatiten për super tajfunin e ri

November 8, 2025
1 minut lexim

Filipinet po përgatiten për mbërritjen e një tjetër tajfuni potencialisht shkatërrues, më pak se një javë pasi ai i mëparshmi vrau të paktën 200 persona.

Tajfuni Fung-wong, i njohur në vend si Uwan, parashikohet të forcohet në nivele super tajfuni, me erëra deri në 185 kilometra në orë, përpara se të zbarkojë në ishullin Luzon të dielën në mbrëmje, raporton BBC.

Shërbimi meteorologjik i Filipineve, Pagasa ka paralajmëruar se stuhia do të sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe valë stuhish që kërcënojnë jetën.

Disa shkolla anuluan mësimet të hënën ose i zhvendosën ato në internet, ndërsa Philippine Airlines anuloi shumë fluturime vendase.

Tajfuni pritet të dobësohet pasi të arrijë në tokë, por meteorologët vlerësojnë se do të ruajë forcën e tajfunit ndërsa kalon mbi Luzon.

Pjesët lindore të Filipineve u goditën tashmë nga erëra të forta dhe shi të shtunën, transmeton KosovaPress.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser zgjedhje ne 5 bashki mbi 334 mije qytetare me te drejte vote shperndahet baza materiale neper kzaz 690f9d034a8d4
Lajmi i mëparshëm

Nesër zgjedhje në 5 bashki/ Mbi 334 mijë qytetarë me të drejtë vote, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

perplasje diplomatike budapest uashington hungaria pretendon perjashtim pa afat nga sanksionet amerikane shtepia e bardhe kundershton 690f9f25d45ab
Lajmi i radhës

Përplasje diplomatike Budapest-Uashington/ Hungaria pretendon përjashtim “pa afat” nga sanksionet amerikane, Shtëpia e Bardhë kundërshton

Të fundit nga

ShkoLartë