filipce ti leme ndarjet anash patriotizem i vertete eshte vetem perparimi i vendit tone 688e1c9050962

Filipçe: T’i lëmë ndarjet anash, patriotizëm i vërtetë është vetëm përparimi i vendit tonë

August 2, 2025
1 minut lexim

Kryetari i LSDM-së, Venko Filpçe sot nga Krusheva dërgoi urime me rastin e 2 Gushtit, Ditës së Republikës – Ilindeni.

“Ju uroj festën e Ilindenit nga Krusheva historike dhe e guximshme, ku filloi revolucioni, ku filloi lufta e madhe, epopeja për një shtet të lirë dhe të pavarur. Sot i festojmë të dy Ilindenët, atë të vitit 1903 dhe atë të vitit 1944 dhe KAÇKM-në. Së pari duhet të kujtojmë dhe t’u bëjmë nderime të gjitha viktimave që, me gjakun e tyre, me sakrificën e tyre, ndërtuan themelet e shtetit tonë modern. Ata e filluan luftën që nga një vend i varfër, gjysmëfeudal dhe i pazhvilluar, tani të jetojmë në një shtet modern dhe të zhvilluar”, thotë Filipçe.

Ai tha se duhet më shumë punë që vendi të bëhet pjesë e BE-së.

“Megjithatë, duhet të pranojmë se lufta jonë në kohë paqeje nuk ka mbaruar, se ende duhet të punojmë shumë, që më në fund të bëhemi pjesë e Evropës. Duhet të punojmë të gjithë së bashku dhe të lëmë mënjanë ndarjet dhe kualifikimet në patriotë dhe tradhtarë, sepse patriotizmi i vërtetë është vetëm përparimi i vendit tonë”, thotë kryetari i LSDM-së Filipçe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gaza nga fillimi i luftes jane vrare mesatarisht 28 femije cdo dite 688e1c188fd4e
Lajmi i mëparshëm

Gaza/ Nga fillimi i luftës, janë vrarë mesatarisht 28 fëmijë çdo ditë

haradinaj kujton rexhep kadrijajn e rrahim beqirin veprat e tyre bene shqiptaret krenare 688e1d08367ce
Lajmi i radhës

Haradinaj kujton Rexhep Kadrijajn e Rrahim Beqirin: Veprat e tyre bënë shqiptarët krenarë

Të fundit nga

ShkoLartë