Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se Mickoski erdhi në pushtet me gënjeshtra, duke premtuar se do të ndryshonte emrin, si dhe do të shfuqizonte marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Përveç fushatës së rreme, ai tani po e mban vendin në izolim përmes gënjeshtrave.
“VMRO-DPMNE nuk e thotë të vërtetën. Nëse ata nuk lëvizin nga pozicioni ku janë tani, ndërkohë që na akuzonin ne për tradhti, a do të thotë kjo se edhe ata janë tradhtarë? Ata thonë ‘asnjë hap tutje’. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ne kemi mbrojtur përcaktimet identitare: gjuhën, identitetin kombëtar dhe kulturën. Cilat ishin premtimet e tyre? Se do ta ndryshonin emrin, se nuk do ta pranonin Marrëveshjen e Prespës, se nuk do ta përdornin emrin e ri Maqedonia e Veriut. Pse nuk e shfuqizojnë marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ashtu siç premtuan? Pse nuk e kthejnë emrin e vjetër siç premtuan? Pra, vijmë në përfundim se fushata e tyre ka qenë e rreme dhe se erdhën në pushtet me gënjeshtra,” tha Filipçe gjatë gostisë në ditarin qendror të MTV-së.(INA)
Burimi: lajmpress.org



