filipce konsensusi mbipartiak eshte zgjidhja e vetme te bisedojme dhe te percaktojme vijat e kuqe 6876dcf31d843

Filipçe: Konsensusi mbipartiak është zgjidhja e vetme, të bisedojmë dhe të përcaktojmë vijat e kuqe

July 16, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 korrik – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot edhe një herë bëri thirrje për takim të liderëve në të cilin, siç tha, do të përcaktoheshin vijat e kuqe dhe do të arrihej konsensus mbipartiak për çështjet shtetërore kyçe.

Filipçe në emisionin në Kanal 5 e cilësoi si një disfatë për Qeverinë faktin që në Parlamentin Evropian u miratua Raporti për përparimin e Maqedonisë pa përmendjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.

„Konsensusi jashtë kufijve partiakë është e vetmja zgjidhje e mundshme për çështjet kyçe. Por, që kjo të realizohet, duhet të ulemi dhe të bisedojmë, pa llogari politike dhe paragjykime, për të parë se cilat janë vijat tona të kuqe. Jam i gatshëm në çdo moment të ulemi dhe të bisedojmë për të parë si do të ecim përpara. Pse nuk e pranojnë një takim, kur vetë bëjnë thirrje për unitet kombëtar? Jam i gatshëm t’i përcaktojmë vijat e kuqe dhe ta vazhdojmë rrugën tonë drejt BE-së. Është e qartë se kemi qëndrime të ndryshme, dhe më vjen keq për këtë, por duhet të fillojmë të zgjidhim problemet“, theksoi kreu i LSDM-së.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trondit aktori shqiptar live ne emision sot me vdiq motra por erdha ketu ne studio 6876d3cca2919
Lajmi i mëparshëm

Trondit aktori shqiptar live në emision: Sot më vdiq motra, por erdha këtu në studio

iliri kerkonlirine avokati ka hetim te thelluar nga spak provat po perforcohen per veprat e dyshuara 6876e6515ea04
Lajmi i radhës

Iliri kërkon…lirinë/ Avokati: Ka hetim të thelluar nga SPAK, provat po përforcohen për veprat e dyshuara!

Të fundit nga

ShkoLartë