filipce investimet e huaja direkte kane rene nga 397 ne 135 milione euro ne tremujorin e pare 6867895860219

Filipçe: Investimet e huaja direkte kanë rënë nga 397 në 135 milionë euro në tremujorin e parë

July 4, 2025
1 minut lexim

Shkup, 4 korrik  – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe akuzon qeverinë se ka ulur për 261 milionë euro investimet e huaja në vend, në tre mujorin e parë.

“Sipas të dhënave të Bankës Popullore, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, investimet e huaja direkte janë ulur për 261 milionë euro, nga 397 në 135 milionë euro, ato janë ulur me dy të tretat. Edhe në këtë fushë ku mburren se do të bëjnë diçka, po dështojnë”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipce, në një forum në Krushevë.

Ai theksoi se OBRM-PDUKM nuk ka zbatuar asnjë projekt të vetëm për një vit.

“Zero projekte, mezi arrijnë t’i përfundojnë ato që ua lamë. Dhe çfarë do të bëjnë tani që kanë hapur gjithçka, a planifikojnë të rihapin fabrikat tashmë të hapura si fillim? Ata po demonstrojnë paaftësi të madhe. Enorme, dhe kjo konfirmohet nga shifrat e fundit”, tha Filipce.

“OBRM-PDUKM është shkëputur nga realiteti, është verbuar nga fitorja dhe është vënë pas bizneseve. Ata po grumbullojnë para për shpenzimet e tyre, duke u ngopur me mango dhe papaja. Po shpenzojnë 1 milion euro për marrëdhënie me publikun dhe anketa, të cilat i porosisin vetë dhe në të cilat do të paraqiten si të suksesshëm.

Ata janë shkëputur nga qytetarët dhe realiteti, po punojnë për veten dhe interesat e tyre, ndërsa qytetarët po jetojnë jetë gjithnjë e më të vështira”, theksoi ai.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

marta kos reagon pas perdorimit te tepruar te forces kunder protestuesve ne serbi 6867864cd14e2
Lajmi i mëparshëm

​Marta Kos reagon pas përdorimit të tepruar të forcës kundër protestuesve në Serbi

kujdes nga i nxehti keto jane disa nga masat mbrojtese 68678d185325b
Lajmi i radhës

Kujdes nga i nxehti, këto janë disa nga masat mbrojtëse

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa
ShkoLartë