fiknete bejta zeri profesional ne asamblene e prishtines qe kerkon vazhdim te punes konkrete 68e6393134740

Fiknete Bejta, zëri profesional në Asamblenë e Prishtinës që kërkon vazhdim të punës konkrete

October 8, 2025
1 minut lexim

Ndërsa po mbesin vetëm edhe tre ditë deri në përmbyllje të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 tetorit, në terren, një nga emrat që po dallohet për punë konkrete dhe përkushtim të vazhdueshëm është edhe Fiknete Bejta, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të kryeqytetit.

Me një qasje profesionale dhe një bilanc të qartë pune në Kuvendin Komunal, Bejta duket po fiton përkrahje të madhe nga qytetarët që e shohin si një zë serioz, të besueshëm dhe afër njerëzve.

Gjatë mandatit të që po e lëmë pas, Fiknete Bejta është dalluar për angazhimin e fortë në arsim, duke kërkuar investime të qëndrueshme në shkolla, rritje të cilësisë në mësimdhënie dhe më shumë mbështetje për mësimdhënësit. Si profesoreshë universiteti dhe eksperte e ekonomisë, ajo e ka vendosur arsimin në qendër të vizionit të saj për zhvillimin e Prishtinës.

Një tjetër shtyllë e angazhimit të saj politik është zhvillimi rural. Bejta ka qenë promotore e politikave që synojnë përmirësimin e kushteve të jetës në fshatra, mbështetjen e bujqve dhe integrimin e zonave rurale në zhvillimin e përgjithshëm të kryeqytetit.

Në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ajo ka kontribuar në hartimin e Master Planit për Gollakun – një projekt i madh zhvillimor që përfshin modernizimin e infrastrukturës, nxitjen e turizmit malor dhe shfrytëzimin e potencialeve natyrore e kulturore të kësaj zone të veçantë të Prishtinës.

Banorët e Gollakut dhe zonave përreth e vlerësojnë për prezencën e saj të vazhdueshme në terren.

“Fiknetja është ndër të paktat që e kemi parë çdoherë pranë nesh, jo vetëm në kohë fushate,” thonë ata.

Në fushatën aktuale, që zhvillohet nën moton Prishtina Pertej, Bejta po shihet si pjesë e ekipit të suksesshëm të Përparim Ramës, i cili kërkon mandatin e dytë për të çuar përpara projektet transformuese të kryeqytetit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbyllja e qeverise mungesa e kontrolloreve shkakton vonesa ne aeroportet e shba 68e6384707975
Lajmi i mëparshëm

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

jennifer lopez shkelqen ne publik nje dite pas perkedheljeve te ben affleck ne premiere 68e63a55c771e
Lajmi i radhës

Jennifer Lopez shkëlqen në publik, një ditë pas përkëdheljeve të Ben Affleck në premierë

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë