fetoshi 11 shtatori pergjegjesi per vigjilence e veprim jo vetem perkujtim 68c35da19d20f

Fetoshi: 11 Shtatori përgjegjësi për vigjilencë e veprim, jo vetëm përkujtim

September 12, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride, Arben Fetoshi, ka përkujtuar sot 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona dhe që ndryshuan përgjithmonë historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Fetoshi, tha se kjo ditë është simbol i nderimit për viktimat dhe i rezistencës kundër terrorizmit, duke theksuar se liria mund të lëndohet, ndërsa siguria kërkon forcë, urtësi dhe solidaritet të përditshëm.

“Sot, 24 vjet pas, kërcënimet janë bërë më të përhapura e më të sofistikuara. Terrorizmi shoqërohet me taktika hibride:  dezinformim, për të manipuluar opinionin publik; radikalizim online, për të nxitur tensione e mobilizim; sulme kibernetike, për të shkaktuar dëm e pasiguri;- ndërhyrje në zgjedhje, për ta minuar demokracinë”, ka shkruar Fetoshi.

Prandaj, thotë Fetoshi, 11 Shtatori duhet të na bashkojë, jo thjesht si nderim dhe përkujtim, por si përgjegjësi, vigjilencë dhe veprim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

onana transferohet ne turqi 68c35d931b7c4
Lajmi i mëparshëm

Onana transferohet në Turqi

deputeti francez kerkon hetim penal ndaj tiktok per rrezikimin e jetes se perdoruesve te rinj 68c35e726f720
Lajmi i radhës

Deputeti francez kërkon hetim penal ndaj TikTok – për “rrezikimin e jetës” së përdoruesve të rinj

Të fundit nga

ShkoLartë