fetai turp per politikanet opozitare qe manipuluan me tragjedine familjare ne kumanove 68e698b0449b3

Fetai: Turp për politikanët opozitarë që manipuluan me tragjedinë familjare në Kumanovë

October 8, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe një nga lideret e VLEN ,Arben Fetai ka reaguar përsëri për rastin e djeshëm në Kumanovë ku u plagos bartësi i listës së AKI-së, Zekirja Shahini.

“Pa kaluar 24 orë, organet e rendit kanë bërë të qartë se tentim- vrasja e ndodhur në Kumanovë ka qenë vetëm e vetëm për motive familjare dhe private. Prositesja është arrestuar, ndërsa krimineli që kreu këtë akt po ndiqet me urdhërarrest”, ka reaguar Fetai.

Sipas tij është turp dhe neveri për të gjithë ata politikanë opozitarë, të cilët, në mënyrë të poshtër, manipuluan një tragjedi familjare për të nxitur tensione dhe për të ndotur fushatën zgjedhore me ngjyrime politike.

“Këta hipokritë duhet të dalin menjëherë dhe të kërkojnë falje publike për këtë turp. Marrja ju mbuloft!”, ka thënë Fetai, duke shtuar se bashkëvendasit të tyre Zekirja Shahinit i urojnë shërim sa më të shpejtë.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mela dibra ka potencial te madh ekonomik dhe njerez te perkushtuar qe duan te ndertojne te ardhmen ketu 68e69838aa04a
Lajmi i mëparshëm

Mela: Dibra ka potencial të madh ekonomik dhe njerëz të përkushtuar që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu

ali ahmeti takon kampionin florim zendeli frymezim per te rinjte 68e69f52b8d38
Lajmi i radhës

Ali Ahmeti takon kampionin Florim Zendeli: Frymëzim për të rinjtë

Të fundit nga

ShkoLartë