ARBEN FETAHI

Fetai sfidon Selën: Bujrum matu me Mendi Qyrën në Strugë!

July 7, 2025
1 minut lexim

Nga Struga, ku u hap zyrtarisht shtabi zgjedhor i VLEN-it për zgjedhjet lokale të tetorit, zëvendëskryeministri dhe një nga liderët e koalicionit, Arben Fetai, e sfidoi drejtpërdrejtë ish-bashkëpartiakun e tij, Zijadin Sela.

“Zijadin, bujrum matu me Mendi Qyrën dhe të shohim në tetor se kush do ta fitojë Strugën!”, tha Fetai para një numri të madh të pranishmëve.

Ai akuzoi Selën dhe Taravarin se po tentojnë rikthimin e Ali Ahmetit në pushtet përmes pazareve prapa perdes.

“Unë këtu nga Struga dua t’i drejtohem me një thirrje ish-kryetarit tim, ish-bashkëpartiakut tim Zijadin Selës, i cili vazhdimisht ka kërkuar Strugën përmes Ali Ahmetit. Zijadini ka kërkuar Strugën, Arbeni ka kërkuar Gostivarin, nuk i kanë kërkuar se mund t’i fitojnë vetë, por i kanë kërkuar në kuadër të pazareve për ta rikthyer Aliun në Qeveri. Ky plan ka dështuar, sepse ne që jemi këtu e kemi bllokuar bashkërisht këtë plan, i cili ishte hartuar nga Artan Grubi”.

Fetai theksoi se ndryshimi nuk do të ndalet vetëm në nivel qendror, por do të shtrihet në çdo komunë shqiptare.

“Ndryshimi do të bëhet në çdo komunë. Fillojmë nga Struga e Albrimit, e Syrijait, e Bekës dhe vazhdojmë deri në Likovë”, përfundoi Fetai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mes tensioneve me shba te kina shton rezervat e nikelit 686b7ad1eaae9
Lajmi i mëparshëm

Mes tensioneve me SHBA-të, Kina shton rezervat e nikelit

vlen open balkan kazinote dhe korrupsioni trashegimia e bdi se 686b7dde67c3e
Lajmi i radhës

VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni: trashëgimia e BDI-së

Të fundit nga

ShkoLartë