fetai me 19 tetor mori fund politika makiaveliste shqiptaret kane dalzotes me vlen 6903307d12d2b

Fetai: Më 19 tetor mori fund politika makiaveliste, shqiptarët kanë dalzotës me VLEN!

October 30, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri dhe një nga Lideret e VLEN, Arben Fetai ka reaguar me një postim të fortë ndaj politikës së vjetër shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se për dy dekada të njëjtët njerëz kanë justifikuar çdo padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe kanë mbjellë politikë makiaveliste me synim të vetëm pushtetin.

“Për 20 vite, të njëjtët njerëz që çdo keqbërje ndaj shqiptarëve e justifikonin me ‘ku të shkojmë’, vazhdojnë të mbjellin politikë makiaveliste. Me çdo formë, me çdo mjet propagandistik, synojnë vetëm një gjë – pushtetin. Sepse vetëm ashtu dinë të jetojnë”, shkruan Fetai.

Ai kujtoi edhe periudhën e negociatave të paszgjedhjeve të kaluara, duke përmendur emra konkretë nga BDI-ja.
“E kujtojmë mirë kohën kur kryenegociatori i BDI-së, Fatmir Besimi, pas 150 mijë votave shkonte të bënte koalicione. E ato negociata zgjatnin 10 minuta – mjaftonte fjala e Sasho Mijallkovit për ndarjen e posteve!”, theksoi ai.

Sipas Fetait, kjo mënyrë e vjetër e të bërit politikë ka marrë fund me ardhjen e forcës së re politike VLEN.
“Kjo politikë mori fund më 19 tetor. VLEN është forca që mendon, vepron dhe mbron. Asnjëherë kundër kombit, asnjëherë kundër askujt”, përfundon ai.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qyra kerkon garanci nga kryeministri per realizimin e projekteve 69032fd16c2a8
Lajmi i mëparshëm

Qyra kërkon garanci nga kryeministri për realizimin e projekteve

mblidhet konferenca e kryetareve 90 minuta debat per cdo raportim te institucioneve te pavarura 690331d664957
Lajmi i radhës

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, 90 minuta debat për çdo raportim të institucioneve të pavarura

Të fundit nga

ShkoLartë