fetai ligji per perfaqesim te drejte eshte vonuar mbi 20 vite po korrigjojme padrejtesite e trasheguara nga bdi 68b8742d8f237

Fetai: Ligji për përfaqësim të drejtë është vonuar mbi 20 vite, po korrigjojmë padrejtësitë e trashëguara nga BDI!

September 3, 2025
1 minut lexim

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Qeveri, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë dhe një nga hartuesit e projektligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Arben Fetai, prezantoi detaje nga vizita e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shkup. Ai kujtoi se ky projektligj i dorëzuar më 11 korrik për mendim është ndër më të rëndësishmit për të ardhmen e shtetit.
“Ky ligj është shumë i vonuar, duhej të ishte miratuar që në vitin 2003. Miratimi i tij korrigjon padrejtësitë e trashëguara nga regjimi i BDI-së, që për dy dekada nuk pati vullnet ta zbatojë parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, deklaroi Fetai.
Ai sqaroi se Komisionit të Venecias i janë parashtruar katër pyetje kyçe: a avancon projektligji parimin kushtetues të përfaqësimit, a promovon barazinë dhe heq barrierat e punësimit, a është në harmoni me të drejtat dhe liritë themelore dhe a e bën Trupi Koordinues mekanizëm efikas për zbatimin dhe monitorimin e ligjit.
“Vlerësimi i tyre është garanci që ligji të jetë i fortë, i qëndrueshëm dhe konform standardeve evropiane”, theksoi ai.
Fetai nënvizoi se ligji do ta shndërrojë përfaqësimin e drejtë nga nocion deklarativ në detyrim të qartë ligjor për çdo institucion shtetëror dhe lokal. Pas miratimit, brenda gjashtë muajve do të bëhet harmonizimi i të gjitha ligjeve që prekin drejtpërdrejt ose tërthorazi përfaqësimin.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti prezanton platformen rinia per cairin dhe fton qytetaret ne javen kulturore ne carshi 68b86e5805b2e
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti prezanton platformën “Rinia për Çairin” dhe fton qytetarët në javën kulturore në Çarshi

vlen partia non grata le ta pyesin osmanin se ku i ka familjaret e vet te punesuar 68b87ad3cf0b0
Lajmi i radhës

VLEN: Partia ‘Non Grata’ le ta pyesin Osmanin se ku i ka familjarët e vet të punësuar

Të fundit nga

ShkoLartë