fetai levizja jone u ka prishur planet bdi se dhe pengjeve te gjoka konstruksion 68b0855be8404

Fetai: Lëvizja jonë u ka prishur planet BDI-së dhe pengjeve të Gjoka Konstruksion

August 28, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj, siç i quajti ai, sulmeve të orkestruara nga BDI dhe mbështetësit e saj ndaj personalitetit të tij.

“Makineria propagandistike e BDI-së dhe e patericave të saj ka nisur një fushatë të egër kundër personalitetit tim. Përmes profileve të rreme, ata synojnë të njollosin emrin tim me lloj lloj shpifje e gënjeshtra,” deklaroi Fetai.

Ai tha se këto sulme nuk e dobësojnë, por përkundrazi e motivojnë më shumë. “Këto sulme të ulëta vetëm sa forcojnë vendosmërinë time për të ecur përpara, duke u ngritur mbi pisllëkun e tyre. Ata sulmojnë sepse lëvizja jonë u ka prishur planet,” shtoi ai.

Fetai theksoi tri gjëra për të cilat krenohet në karrierën e tij politike: “Për 20 vjet nuk kam keqpërdorur as edhe një qindarkë të burimeve publike. Jam i vetmi që kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me BDI-në. Dhe askush nuk mund të ndikojë vendimet e mia, sepse varësia ime e vetme është ndaj popullit tonë.”

Duke iu përgjigjur fushatës kundër tij, ai u shpreh: “Sulmet e tyre vijnë nga profilet e rreme, sepse askush nuk mund të më përballë me akuza reale. Le të lehin zagarët. Karavani ynë ecën përpara, i pandalshëm, drejt një të ardhmeje ku shqiptarët fuqizohen, jo eksploatohen.”

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

thashethemet thone se romanca e pamela anderson dhe liam neeson eshte thjesht nje strategji marketingu 68b0813206be0
Lajmi i mëparshëm

Thashethemet thonë se romanca e Pamela Anderson dhe Liam Neeson është thjesht një strategji marketingu

plusinfo mk e di kush te ndihmoi te ikesh dhe kush loboi qe te te kthejne ndihmo tani a jane derguar mesazhe me kete permbajtje nga nje person i bdi se ne nje numer telefoni hunga 68b091d205a3f
Lajmi i radhës

PlusInfo.mk: “E di kush të ndihmoi të ikësh dhe kush loboi që të të kthejnë, ndihmo tani.” A janë dërguar mesazhe me këtë përmbajtje nga një person i BDI-së në një numër telefoni hungarez?

Të fundit nga

ShkoLartë