fetai kumanova e ka shporrur bdi ne dhe ali ahmetin fizikisht dhe politikisht 688f900690167

Fetai: Kumanova e ka shporrur BDI-në dhe Ali Ahmetin, fizikisht dhe politikisht

August 3, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar ashpër në lidhje me përpjekjet e BDI-së për të paraqitur veten si zë i Kumanovës, duke e cilësuar këtë si një hipokrizi të papranueshme dhe fyese për qytetarët e kësaj komune.

“BDI nuk ka të drejtë morale për të folur në emër të Kumanovës. Kumanova ka paguar shtrenjtë tradhtitë dhe politikat antishqiptare të BDI-së. Me gjak, vuajtje dhe qindra vite burg të padrejtë”, ka shkruar Fetai në një reagim publik.

Ai ka përkujtuar disa nga rastet më të rënda që, sipas tij, e mbajnë përgjegjësinë politike pikërisht te drejtuesit e BDI-së: Rasti i montuar “Sopoti”. Rasti i montuar “Alfa”. Rasti i montuar “Monstra”. Vrasja e Komandant Shqiponjës. Rasti “Lagjja e Trimave”. Drejtësia e mohuar për vrasjen e Almirit të vogël
“Plagët e Kumanovës janë ende të hapura, dhe populli nuk harron. Kumanova mban mend. Kumanova nuk fal. Kumanova i ka shporrur BDI-në dhe Ali Ahmetin, fizikisht dhe politikisht”, ka theksuar Fetai.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brooklyn beckham dhe nicola peltz rinovojne betimin e marteses nje premtim i ri per dashurine e tyre 688f8bcd672ae
Lajmi i mëparshëm

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz rinovojnë betimin e martesës – një premtim i ri për dashurinë e tyre

ibrahimi tetori do te jete fundi i nje klase politike qe shpetimin e vet e ka pare duke shkaktuar krize te sigurise 688f900979c21
Lajmi i radhës

Ibrahimi: Tetori do të jetë fundi i një klase politike që shpëtimin e vet e ka parë duke shkaktuar krizë të sigurisë!

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë