fetai krasniqi po pergatisim institucionet per realitetin e ri te perfaqesimit te drejte 68652cd84888f

Fetai-Krasniqi: Po përgatisim institucionet për realitetin e ri të përfaqësimit të drejtë

July 2, 2025
1 minut lexim

Shkup, 2 korrik – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka zhvilluar sot një takim me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, me fokus në zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i miratuar së fundmi në Qeveri.

Fetai theksoi se Agjencia për Administratë është institucioni kyç për zbatimin e këtij ligji, me kapacitetet e nevojshme administrative dhe juridike për të garantuar përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve në administratën publike, në përputhje me përbërjen etnike të popullsisë.

“Ligji i jep Agjencisë funksionin e dizajnerit dhe mbikëqyrësit të politikave të punësimit”, tha Fetai, duke nënvizuar se përgatitja e institucioneve për këtë realitet të ri ka nisur dhe do të vijojë me përkushtim maksimal.

“Duke filluar me këtë takim dhe çdo ditë, çdo moment, në çdo institucion ne do të përcjellim mbarëvajtjen e procesit”, shtoi zëvendëskryeministri.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri durmishi prezantoi masen e re te praktikes shans per mbi 1 300 te rinj te papune 686527b1cc6ba
Lajmi i mëparshëm

Ministri Durmishi prezantoi masën e re të praktikës – shans për mbi 1.300 të rinj të papunë

si te perfitohen dy pensione drejtuesi i issh shpjegon perfitimet per emigrantet shqiptare ne itali 6865362184f14
Lajmi i radhës

Si të përfitohen dy pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët shqiptarë në Itali

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë