fetai institucionet po pergatiten per zbatimin e ligjit per perfaqesim te drejte dhe adekuat 6865419d9179d

Fetai: Institucionet po përgatiten për zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

July 2, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim me zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, për të diskutuar përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili tashmë është miratuar nga Qeveria. “Agjencia për Administratë është institucioni me kapacitetin administrativ dhe juridik për t’i zbatuar në praktikë rregullat e përfaqësimit të drejtë”, ka theksuar Fetai.

Sipas tij, ligji i ri i jep Agjencisë për Administratë rol kyç si dizajner dhe mbikëqyrës të politikave të punësimit në administratë, në përputhje me përbërjen etnike të popullsisë. “Ne po vijojmë me përkushtim të plotë t’i përgatisim institucionet për realitetin e ri sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në administratë”, u shpreh zëvendëskryeministri.

Fetai ka bërë të ditur se ky është vetëm fillimi i një procesi që do të monitorohet nga afër në çdo nivel: “Duke filluar me këtë takim dhe çdo ditë, çdo moment, në çdo institucion ne do të përcjellim mbarëvajtjen e procesit”.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat konsiderohet si një nga masat më të rëndësishme të ndërmarra nga Qeveria aktuale për korrigjimin e padrejtësive historike dhe garantimin e përfaqësimit të barabartë të komuniteteve, me theks të veçantë për shqiptarët në administratën shtetërore.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

babai u afrua dhe me kerkoi te heshtja shkrimi i neda ballukut per ngjarjen tronditese ne fier nuk dija kujt ti besoja 68653fbcd90a0
Lajmi i mëparshëm

“Babai u afrua dhe më kërkoi të heshtja”, shkrimi i Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk dija kujt t’i besoja…

15 projekte te perfunduara per cerdhet limani i rritem pensionet per 5 mije denare 686543bcf09df
Lajmi i radhës

15 projekte të përfunduara për çerdhet, Limani: I rritëm pensionet për 5 mijë denarë

Të fundit nga

ShkoLartë