fetai badinteri nuk preket 68a71292ab863

Fetai: Badinteri nuk preket!

August 21, 2025
1 minut lexim

Në një reagim të fundit në Facebook, zëvendëskryeministri Arben Fetai theksoi rëndësinë e mekanizmit të shumicës së dyfishtë, të njohur si Badinter, si gurthemeli i demokracisë konsensuale në Maqedoninë e Veriut.

Fetai theksoi se, megjithë zhurmën dhe spekulimet e krijuara gjatë fushatës parazgjedhore, Badinteri nuk mund të preket. “Ky mekanizëm garanton barazinë, bashkëjetesën dhe paqen në vendin tonë, duke siguruar që vendimet kryesore të reflektojnë vullnetin e dy komuniteteve më të mëdha”, shkroi Fetai.

Ai shtoi se pa mbështetjen e deputetëve shqiptarë, çdo iniciativë për ndryshimin e Badinterit është juridikisht e pamundur, dhe se diskutimet në këtë drejtim janë vetëm diversion nga prioritetet reale të vendit.

“Le të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave evropiane dhe të demokracisë konsensuale dhe të vazhdojmë të ndërtojmë një Maqedoni të Veriut të fortë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, përfundoi Fetai.

Burimi: lajme24.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a e dini pse hotelet ndonjehere nuk e kane dhomen me numer 420 68a70e71e4c5e
Lajmi i mëparshëm

A e dini pse hotelet ndonjëherë nuk e kanë dhomën me numër 420?

MICKOSKI
Lajmi i radhës

Mickoski i prerë: Badenteri është pjesë e Marrëveshjes Kornizë dhe nuk preket

Të fundit nga

ShkoLartë