Kryemimistri Edi Rama ka postuar një video përmbledhëse nga festivali i yjeve në Librazhd.
”Festivali i Yjeve në Fushë Studën, Librazhd”, shkruan Rama teksa në video shihet ndër të tjera dhe performanca e grupit të njohur Elita 5.
Festivali filloi në muzgun e natës së fundit të gushtit për të vazhduar përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit.
Pjesëmarrësit në këtë event shijuan një super spektakël në natyrë, nën ndriçimin e yjeve dhe zjarreve.
Parku Kombëtar i Shebenikut është kthyer në destinacionin turistik më të preferuar edhe nga të huajt që vizitojnë qarkun e Elbasanit.
Burimi: botasot.info


