festivali i kenges folklorike vjen per here te pare ne gjilan 693618118e86a

Festivali i Këngës Folklorike vjen për herë të parë në Gjilan

December 8, 2025
1 minut lexim

Gjilani bëhet nikoqiri i një ngjarjeje të rëndësishme kulturore mbarëkombëtare, teksa këtë vit organizohet Festivali i Këngës Folklorike, një aktivitet unik që për herë të parë mbledh artistë, këngëtarë solist nga trevat shqiptare në një skenë të vetme nën përcjelljen e orkestrës folklorike autentike gjilanase.

Festivali, i konceptuar si një folk festival me rrënjë tradicionale, vjen nën organizimin e OJQ “Qendra Kulturore Cello Duo”, si një iniciativë e drejtoreshës energjike Arzie Jusufi, në bashkëpunim të ngushtë me partnerin e saj profesional Fazli Berisha si ideator kryesor për nismën e këtij festivali më se të nevojshëm për qytetin e Gjilanit dhe udhëheqësi artistik instrumentalisti Afrim Leka.

Të dy së bashku kanë bashkuar vizionet dhe përvojën e tyre për të sjellë në Gjilan një festë të kulturës shqiptare me standarde të reja artistike.

Qëllim kryesor i festivalit është ruajtja dhe promovimi i këngës folklorike shqiptare në të gjitha format e saj tradicionale duke i ofruar publikut një përvojë autentike artistike,si dhe vendosja e Gjilanit në hartën kulturore mbarëkombëtare me një aktivitet vjetor të qëndrueshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba thote se paqja ne ukraine eshte afer por moska kerkon ndryshime radikale 693611354791d
Lajmi i mëparshëm

SHBA thotë se paqja në Ukrainë është afër, por Moska kërkon ndryshime radikale

aeroplani i linjes prishtine stamboll doli nga pista pas aterrimit 693629d378387
Lajmi i radhës

Aeroplani i linjës Prishtinë – Stamboll doli nga pista pas aterrimit

Të fundit nga

ShkoLartë