feste e madhe ne mitrovice kurti feston me plis fitoren e padiskutueshme te faton pecit 69112621d7b62

Festë e madhe në Mitrovicë: Kurti feston me plis fitoren e padiskutueshme të Faton Pecit

November 10, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është parë me plis në kokë në festën e kësaj partie në Mitrovicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar festë sonte për fitoren e kandidatit të kësaj partie Faton Peci.

Kurti është pritur me thirrje e plotë entuziazëm në skenën e festës nga partia e tij.

Kandidati i VV-së Faton Peci, prin nga numërimi i rezultateve preliminare të KQZ-së në garën për raundin e dytë për kryetar të komunës.

Ai ka marrë 53.53 për qind ose 17.542 vota. Arian Tahiri nga PDK-ja ka marrë 46.47 për qind ose 15 mijë e 228 vota.

KQZ ka numëruar 103 nga gjithsej 105 vendvotime në Mitrovicën e Jugut.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

psg ja fiton ndaj lyonit dhe rikthehet ne kreun e tabeles 691126157ed59
Lajmi i mëparshëm

PSG-ja fiton ndaj Lyonit dhe rikthehet në kreun e tabelës

vlore numerohen 102 nga 231 kuti kandidatja socialiste kryeson me 7088 vota 691126c468972
Lajmi i radhës

Vlorë, numërohen 102 nga 231 kuti/ Kandidatja socialiste kryeson me 7088 vota

Të fundit nga

ShkoLartë