festa ne bodrumin e lokalit ne crans montana ku humben jeten 40 persona deshmia e dy vajzave dera e daljes e vogel thyen nje dritare per te nxjerre njerezit jashte 695697e55cb6a

Festa në bodrumin e lokalit në Crans Montana ku humbën jetën 40 persona, dëshmia e dy vajzave: Dera e daljes e vogël, thyen një dritare për të nxjerrë njerëzit jashtë

January 1, 2026
1 minut lexim

Një zjarr dhe një shpërthim ndodhën gjatë natës në vendpushimin e skive të Crans-Montana, në Zvicër, gjatë një feste të Vitit të Ri të rezervuar për nën 17 vjeç, në ambientet e lokalit “Le Constellation”.

Sipas raportimeve, ka të paktën 40 të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve arrin rreth 100.

Shumë prej viktimave janë të paidentifikueshme. Autoritetet kanë përjashtuar pistën e sulmit të qëllimshëm dhe po hetojnë shkaqet e mundshme të ngjarjes.

Sipas rrëfimit të dy vajzave franceze për televizionin informativ BFM, kur shpërthyen flakët në barin e Crans-Montana në Zvicër, të gjithë të pranishmit nisën të iknin “duke bërtitur dhe vrapuar”. Festa po zhvillohej në bodrumin e lokalit, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi në katin e sipërm.

“Dera e daljes ishte mjaft e vogël duke pasur parasysh numrin e njerëzve të pranishëm. Dikush theu një dritare për t’i nxjerrë njerëzit jashtë”, shpjegoi njëra nga dy vajzat franceze, Emma dhe Albane.

Të rejat konfirmuan se zjarrfikësit dhe policia mbërritën “brenda pak minutash”. “I kishim flakët vetëm një metër larg nesh; po të mos kishim ikur, me siguri do të ishim plagosur”, shtoi njëra prej tyre.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

papa leoni i xiv nis vitin e ri me meshe solemne ben thirrje per paqe nga vatikani 695696343edcb
Lajmi i mëparshëm

Papa Leoni i XIV nis Vitin e Ri me meshë solemne, bën thirrje për paqe nga Vatikani

disa lagje ne prishtine mbesin pa uje 69569d0e87364
Lajmi i radhës

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Të fundit nga

Rritje e re lineare me pensionin e marsit

109 Shkup, 1 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski sot konfirmoi se në prill, me pensionin e marsit, do të ketë një rritje lineare të pensioneve.  Në një deklaratë për mediat të dhënë sot

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të enjten disa zona në Prishtinë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Siç bëhet e ditur, si pasojë e një defekti në rrjetin e
ShkoLartë