festa e unitetit ne nje kohe pasigurish cfare po ndodh me raportet kosove shqiperi 692aa325a0edf

Festa e unitetit, në një kohë pasigurish: Çfarë po ndodh me raportet Kosovë–Shqipëri?

November 29, 2025
1 minut lexim

Dje u shënua përvjetori i Ditës së Flamurit, një ditë simbolike për shqiptarët kudo ndodhen. Por këtë vit, festa i gjeti Shqipërinë dhe Kosovën nën hijen e ndryshimeve dhe zhvillimeve të theksuara politike që kanë ndikuar edhe në raportet mes dy qeverive.

Mungesa e mbledhjeve të përbashkëta mes dy shteteve, dikur një praktikë e rregullt bashkëpunimi, ka ngritur pikëpyetje për drejtimin që kanë marrë marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri, pikërisht në një kohë kur nevoja për koordinim dhe organizime të përbashkëta duket më e domosdoshme se kurrë.

E në lidhje me raportet Kosovë-Shqipëri në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti nga Shqipëria, Llesh Ndoj.

Së pari, ai tha se Kosovën dhe Shqipërinë i gjeti ky 28 nëntor, ashtu siç do armiku.

“Po të ishte gjallë Gjergj Fishta, jam i bindur se do t’i përgjegjej pyetjes me sentencën e njohur: bash si i don hasmi!” – deklaroi ai.

Image

Llesh Ndoj.

Megjithatë, Ndoj tha se në aspektin personal tha se mund të jemi më mirë, por e shqetëson kombi dhe sipas tij shtetet shqiptare nuk janë në zhvillimin e duhur.

Për këtë, ai përmendi disa pika, të cilat edhe i argumentoi.

“Në planin personal secili mund të jetë më mirë, por Flamuri ka të bëj me kombin dhe prosperitetin e tij, e parë kështu nuk jemi si duhet:

-Shqipëria po ecën drejt BE, por shqiptarët e kanë braktis vendin e ai po shkon drejt nje azili pleqsh pa sherbime; pozita e zhytur keqas në korrupsion dhe opozita në gjendje të rëndë!

-Kosova: pa qeveri tash 1 vit e me përparime minimaliste, kur kërkohen hapa kilometrikë…

-Çeshtja e shqiptarëve jashtë ketyre trojeve-shtet, në udhëkryq e me hapa pas, qoftë nën Serbi, në RMV e kudo. Çeshtja çame pa zot…

-Emigrantët shqiptarë të brezit të dytë e të tretë po harrojnë jo veç trojet, por edhe gjuhen shqipe, se dy shtetet tona nuk kanë asnjë program të koordinuar për këtë”, përfundoi Llesh Ndoj për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sot 81 vjetori i clirimit te shqiperise rama urime festen kombetare 692aa2b50eb16
Lajmi i mëparshëm

Sot, 81-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, Rama: Urime festën kombëtare

platforma x sjell funksionin e ri 692aa3f4d4ddc
Lajmi i radhës

Platforma X sjell funksionin e ri

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë