ferr i perditshem per te lenduarit ne kocan shume prej tyre ende trajtohen fale donacioneve 695d569bde3ad

Ferr i përditshëm për të lënduarit në Koçan, shumë prej tyre ende trajtohen falë donacioneve

January 6, 2026
1 minut lexim

Koçan, 6 janar – Me djegie të rënda që ende nuk janë shëruar plotësisht dhe me pasoja të rënda psikologjike nga të cilat ende nuk janë rikuperuar, të lënduarit nga zjarri vdekjeprurës në diskotekën “Pulse” në Koçan, të cilët janë në marrëdhënie pune, detyrohen që çdo muaj të paraqiten para një komisioni për vazhdimin e pushimit mjekësor.

Në vend që fokusi të jetë në shërim dhe rehabilitim, ata përballen vazhdimisht me procedura administrative, të cilat – sipas familjarëve – e përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen fizike dhe psikologjike të të lënduarve. Prindërit kërkojnë nga shteti që procedurat të thjeshtohen dhe të mundësohet një periudhë më e gjatë pushimi mjekësor.

Pas tragjedisë që mori jetën e 63 personave, prindërit e të lënduarve – disa prej të cilëve ishin në gjendje kërcënuese për jetën – kërkojnë edhe mbështetje më të madhe financiare nga shteti. Problem i veçantë, siç theksojnë ata, janë shpenzimet e udhëtimit për ata që ende disa herë në muaj duhet të udhëtojnë për trajtime mjekësore jashtë vendit. Barrë shtesë përbëjnë edhe kremrat e shtrenjtë, fashot speciale dhe barnat që do t’u nevojiten për vite me radhë për kujdes dhe rikuperim të duhur.

Prindërit shprehen se në përgjithësi janë të kënaqur me trajtimin që të lënduarit marrin në spitalet lokale, por reagojnë ndaj qasjes së stafit në disa klinika në Shkup.

Paralelisht me kërkesat institucionale, vazhdon edhe apeli humanitar për ndihmë. Nisma qytetare “Support Kocani” ka intensifikuar fushatën për donacione, duke theksuar se fashot silikoni dhe kremrat specialë janë thelbësorë për kujdesin afatgjatë të të lënduarve më rëndë. Nga iniciativa paralajmërojnë se rikuperimi nga këto lloj lëndimesh është një proces i gjatë dhe i vështirë që mund të zgjasë me vite dhe se mbështetja nuk duhet të ndalet, pasi të prekurit kanë përpara një betejë të gjatë dhe kanë nevojë për solidaritet nga e gjithë shoqëria.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

loredana prek zemrat e ndjekesve me postimin e saj te fundit momente te embela me 695d51d58d211
Lajmi i mëparshëm

Loredana prek zemrat e ndjekësve me postimin e saj të fundit, momente të ëmbëla me…

demiri vranjofca skerkon luks kerkon jete te dinjitetshme dhe te drejta 695d57383cc47
Lajmi i radhës

Demiri: Vranjofca s’kërkon luks, kërkon jetë të dinjitetshme dhe të drejta

Të fundit nga

Bournemouth shokon Tottenhamin

Bournemouth ndali tre pikë domethënëse në konak të vetin, duke ngadhënjyer me rezultat 3:2 ndaj Tottenhamit. Mysafirët përkundër angazhimit deri në fund, dolën pa pikë nga ky udhëtim i vështirë. Futbollistët vendas
ShkoLartë