fero akuzohet per dhune ne familje ngacmim seksual dhe kanosje 6867aa65083d7

Fero akuzohet për “dhunë në familje”, “ngacmim seksual” dhe “kanosje”

July 4, 2025
1 minut lexim

Reperit të njohur, Feronit Shabani, i njohur me nofkën Fero, i janë ngritur tri aktakuza.

Rastin e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Gjilan.

Sabit Shkodra, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Themeloren e Gjilanit, ka konfirmuar  se Fero akuzohet për dhunë në familje, për ngacmim seksual dhe kanosje.

“Në lidhje me rastin në fjalë ju njoftojmë se me datë 18.12.2024, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Feronit Shabani, për tre vepra penale, dhunë në familje nga neni 248  paragrafi 3 nen paragrafi 3.1  dhe 3.2  lidhur me nenin 77 të  KPRK-së, ngacmim  seksual nga neni 183 paragrafi 1  të KPRK dhe kanosja, nga neni 181 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Shkodra,

Ai theksoi se me datë 25.06.2025, gjyqtari i çështjes ka mbajtur shqyrtimin fillestar, ku i pandehuri nuk e pranuar fajësinë për këto vepra penale dhe procesi gjyqësor vazhdon.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

msh maqedoni faza 3 e planit te veprimit per valen e nxehte aktivizohet nga 4 deri ne 8 korrik 6867a8c0128d7
Lajmi i mëparshëm

MSH-Maqedoni: Faza 3 e Planit të Veprimit për Valën e Nxehtë Aktivizohet nga 4 deri në 8 korrik

mexhiti nuk e perjashtoj mundesine te kandidoje per kryetar te cairit 6867ae9e8604d
Lajmi i radhës

Mexhiti: Nuk e përjashtoj mundësinë të kandidojë për kryetar të Çairit

Të fundit nga

ShkoLartë