Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në takimin me përfaqësuesit e qeverisë u përballën me fermerët që vijonin protestën në para Ministrisë së Bujqësisë.
Pakënaqësitë për premtimet e dhëna dhe nivelin e mbështetjes financiare çuan në përplasje verbale mes tyre, teksa shumë prej protestuesve i konsideruan të pamjaftueshme ofertat për të përballuar shpenzimet e larta të sektorit.
Një prej tyre ka shpërthyer duke thënë se kjo vlerë nuk përmbush shpenzimet bazë.
Pjesë nga diskutimi mes fermerëve:
Fermerja: Unë ty s’të njoh… atëherë çfarë premtimesh u dha?
Fermeri: Nafta…
Fermerja: Sa është për krerë?
Fermeri: 120 mijë lekë të vjetra për lopë
Fermerja: Ça është kjo 120 mijë lekë të vjetra për lopë?
Fermeri: Tani çfarë të bëjmë, ne nuk e ndryshojmë dot
Fermerja: Zbrit poshtë të pështyj surratit, thuaji. Zbrit poshtë, ytan.
Fermeri: Çfarë t’ju them unë? Unë jam si ju
Fermerja: Pse pranove?
Fermeri: Ishim 10 veta.
Fermerja: Pse nuk është lufta për rajonin? Nuk dua 120 mijë lekë. Nuk mban më, nuk mban më o vëlla.
Fermeri: Nëse nuk i mbajnë premtimet do vijojmë sërish.
Fermerja: Një lindje lope do 5000 lekë veterineri, një sëmundje 100 mijë lekë, këta na japin 120 mijë lekë. Me kë tallen?
Fermeri: Të lutem…
Burimi: botasot.info


