fermeret paralajmerojne pershkallezimin e protestave greqia hyn ne ditet e fundit kritike perpara vitit te ri 6951c0e88f83d

Fermerët paralajmërojnë përshkallëzimin e protestave, Greqia hyn në ditët e fundit kritike përpara Vitit të Ri

December 29, 2025
1 minut lexim

Greqia hyn në ditët e fundit kritike përpara Vitit të Ri, me fermerët që paralajmërojnë përshkallëzim të mobilizimeve dhe prani të fortë në rrugët kryesore të vendit.

Që në fillim të kësaj jave, protestat intensifikohen, me bllokime jo vetëm në autostradat kombëtare, por edhe në rrugët dytësore, duke shkaktuar probleme serioze në qarkullim.

Një nga pikat kyçe është Thesalia, ku fermerët do të hyjnë me traktorë në qytetin e Larisës pasdite, rreth orës 16:00. Pas grumbullimit, ata do të drejtohen drejt qendrës së qytetit për të informuar qytetarët mbi kërkesat e tyre dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë.

Në bllokimin më të madh të vendit, në Nikaia , fermerët do të mbyllin nesër për rreth tre orë jo vetm autostradën Athinë Selanik, por edhe rrugët anësore, ndërsa nga e marta hapet për qarkullim ura ajrore, për të lehtësuar lëvizjen gjatë ditëve festive.

Në Malgara, pranë Selanikut pritet që nesër  të mbyllen sërish të dyja drejtimet e autostradës , ndërsa të martën do të mbahen të hapura për të lehtësuar udhëtarët e Vitit të Ri.

Probleme serioze janë regjistruar në Martino të Fthiotidës, ku autostrada Athinë–Selanik është mbyllur në intervale orare, duke shkaktuar radhë kilometrike dhe vonesa.

Edhe në Kalamata java që nis konsiderohet javë përshkallëzimi, me kolonat e traktorëve që do nisen nga blloku i Thourias drejt zyrave tatimore, ndërsa fermerët deklarojnë se do të vazhdojnë pa u tërhequr.

Nga ana e saj, qeveria vlerëson se vetëm dialogu i sinqertë mund të sjellë zgjidhje, dhe u bën thirrje fermerëve të heqin dorë nga përplasja e vazhdueshme.

Ndërkohë, për qytetarët dhe udhëtarët e festave, autoritetet rekomandojnë kujdes në planifikimin e lëvizjeve, pasi situata në rrugë mbetet fluide dhe mund të ndryshojë nga ora në orë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagon gjoshi pdk do te kthehet me e forte urime atyre qe dolen te paret 6951c09f7fbe1
Lajmi i mëparshëm

Reagon Gjoshi: PDK do të kthehet më e fortë – urime atyre që dolën të parët

ngjarjet e dates 29 dhjetor 6951c7909c111
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 29 dhjetor

Të fundit nga

Hyseni: Rugova mbetet përjetësisht i Kosovës

Ish-ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ka kujtuar presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke theksuar se ai ishte dhe mbetet përjetësisht i Kosovës. Hyseni vlerësoi Rugovën si
ShkoLartë