fermeret e suharekes preken nga vershimet kerkojne mbeshtetje 696e904f8eff9

Fermerët e Suharekës preken nga vërshimet, kërkojnë mbështetje

January 19, 2026
min lexim

Fermerët e Komunës së Suharekës patën dëme të konsiderueshme në të mbjellat e tyre në ambiente të mbrojtura. Ata kërkojnë mbështetje nga institucionet lokale e qendrore, jo edhe shumë për t`i kompensuar, sesa për t`i ndihmuar në eliminimin e shkaqeve të përmbytjeve nga rrebeshet atmosferike, që disa herë po i dëmtojnë ata financiarisht.

Reshjet e dendura të shiut, ditë më parë, vërshuan edhe komunën e Suharekës pak ditë më parë, ndërsa dëme u regjistruan në ekonomi familjare biznese e bujqësi. Nëpërbishti i kësaj komune, njihet si fshat bujqësor ku rreth 90% e banorëve kultivojnë të gjitha kulturat, ndërsa edhe pse jemi në stinën e dimrit, shfrytëzohen hapësirat e mbrojtura për të kultivuar perimet e stinës. Në këtë fshat u regjistruan dëme të konsiderueshme, nga dalja e lumenjve nga dhe përroskave të tjera ujëmbledhëse.

Fermeri Qamil Shala thotë se përveç sallatës, u dëmtua edhe infrastruktura.

“Ky prodhim nuk bëhet hiq ma, sepse kjo ka qenë e sapo mbjellë, sallata si të ja mbush zemrën me tij e me lloq, nuk bën më, kështu që e llogaritim që është e shkuar dëm më, nuk e kemi shumë problem vetëm sallatën, por na ka shkatrra infrastrukturën e përgjithshme, sistemin e ka marr uji, sistemin e ujitjes e shumë gjëra të tjera, se sa për sallata, nuk është shumë problem”, thotë Shala.

Pothuajse të gjithë fermerët e këtij fshati që kishin parcelat me sera afër lumit Toplluha u vërshuan.

Arsim Krasniqi, fermer, thotë se me prodhim, këto reshje ja shtyjnë kohën deri në dy muaj pas.

“Këtu afër ne jemi kanë të rrezikuar prej dy anëve, andej është njëfarë vije e rrugës, në anën tjetër vjen lumi ‘Toplluha’ do të thotë unë nja dy muaj jam mbrapa, që nuk kullohet se është edhe stina asisoj që nuk ka rrezatime, duhet më prit deri kur të bëhet gati, a fidanët i kam për me i ndërrua gati, por për shkak se s’mund të hyjë në sera me punua, duhet me prit tash nja dy muaj jam mbrapa”, thotë Krasniqi.

Xhemil Haxhiolli, përfaqësues i Nepërbishtit, thotë se fermerët po e humbin interesimin e tyre për bujqësi.

“Po ndihmohet , por në një vlerë që mos me pas llogari që as me shkua në bankë me i nxjerr ato pare. Duke mos pas llogari, jo çmimet e dobëta, jo s’ka shitje, ik njëri e ik tjetri, sot, i numërojmë diku, nuk besoj që janë më shumë se mbi 15”, thotë Haxhiolli.

Në komunën e Suharekës, janë identifikuar si shkaqe të vërshimeve lumenjtë dhe përroskat, që sipas kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, duhet të intervenojë edhe nëse nuk ka leje aprovimi nga listat poseduese.

“Fajin duhet ta pranojmë ne, por të them të drejtën, kemi dashtë me dal në terren, me e bë pastrimin e lumenjve, në disa fshatra kemi pas probleme, mirëpo në pranverë, nuk kam në plan me pyet fletën poseduese, do ti caktojmë megjët, megjithëse e lumenjtë janë pronë e Ministrisë së Ekonomisë, mirëpo ne e kemi obligim dhe përgjegjësi ndaj qytetarit me i pastrua, duhet të marrim leje prej ministrisë, të bëjmë hapjen e lumenjve dhe mos t’i pyesim më, për pronën shtetërore po foli, jo për pronën private, mos ta pengojmë askë, por nuk do të ketë më pardon, e kemi në mend me krye detyrën tonë“, thotë Muharremaj.

Gjithsesi kryetari i komunës apelon tek të gjithë banorët që patën dëme, të bëjnë kërkesën ta protokollojnë atë, e më pas të bëhet edhe vlerësimi i dëmit, pasi është kërkesë e qeverisë, për t`i ndihmuar ata që u prekën nga këto vërshime.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tensione mes trump dhe be per groenlanden presidenti amerikan perqendrohuni te rusia dhe ukraina jo te ishulli arktik 696e8b3312fbf
Lajmi i mëparshëm

Tensione mes Trump dhe BE për Groenlandën, presidenti amerikan: Përqendrohuni te Rusia dhe Ukraina, jo te ishulli arktik

hygerta per alben e meriton fitoren vetem se eshte bere hor ne te gjitha kuptimet 696e917181704
Lajmi i radhës

Hygerta për Albën: E meriton fitoren vetëm se është bërë ‘hor’ në të gjitha kuptimet

Të fundit nga

ShkoLartë