fermeret e serave ne krize permbytjet u shkaterruan te mbjellat nuk kane me cfare te lajne kredin 696e89043108d

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

January 19, 2026
1 minut lexim

Kjo duhet të ishte sera më të cilën çifti i fermerëve nga Samatica e Beratit do të krenohej. Por në vend të prodhimit ata kësaj here do të marrin baltën që solli Lumi Semanit.

“Kjo domate nuk bëhet më, ka mbaruar si domate”, u shpreh një fermer.

Por kjo nuk është përmbytja e parë, brenda dy muajve e njëjta serë është pushtuar nga uji 3 herë, dhe fajin për këtë sipas fermerëve nuk e ka gjithnjë moti.

“Ne nuk po na vjen nga zoti, por nga njeriu e them këtë gjë sepse ata lëshuan digat. Kjo nuk bëhet më, ka pirë ujë gjithë natën”, u shpreh fermeri Sokol Çela.

“Vij çdo ditë këtu dhe shkoj me lot në sy për në shtëpi”, u shpreh fermerja Klodiana Çela.

Sokoli ka mbi 3 dekada që merret me punët e bujqësisë, ai thotë se pas shumë vitesh mori mundimin që të zgjeronte sipërfaqen e mbjellë duke marrë 35 mijë euro kredi. Por sera e re në këtë sezon duket se nuk do t’i japë asnjë kg me domate.

“Kam 4 dynym sera dhe i kam marrë lekët në kredi dhe këstin e parë e kam 1 milionë e 450 mijë”, u shpreh fermeri.

“Tre herë doli lumi unë 3 herë këtu në serë, nga të shkoj unë tani, iu drejtova vetëm tokës time për të punuar. Ç’të bëj tani. Vjen datë 10 mars mua banka më do lekët. Po më dha shteti do t’i laj, po s’më dha…diçka do bëj”, tha fermerja.

Të dy njëzëri Sokoli dhe Klodiana kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të dëmshpërblehen me shpresën se kjo fatkeqësi do t’i përkasë të kaluarës, dhe sezoni pranverorë do të sjellë fitimin e munguar.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

barcelona e interesuar per portierin e real sociedadit 696e8859d167f
Lajmi i mëparshëm

Barcelona e interesuar për portierin e Real Sociedadit

samsung galaxy z fold8 do te kete nje palosje me te vogel te ekranit 696e893959a65
Lajmi i radhës

Samsung Galaxy Z Fold8 do të ketë një palosje më të vogël të ekranit

Të fundit nga

ShkoLartë