Përfaqësues të fermerëve dhe të qumështores “Vita”, kanë kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë(AUV) që të publikohen rezultat e analizave të qumështit “Vita”.
Në një konferencë të përbashkët para AUV-it, ata kanë kërkuar që këto rezultate të publikohen menjëherë brenda ditës.
Elvir Uka, fermer, tha se nuk janë duke kërkuar asgjë, pos asaj që janë dakorduar me Ministrinë e Bujqësisë.
Ndërsa Kushtrim Tigani, përfaqësues nga qumështorja tha se ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja në takim u ka thënë se rezultatet do t’i pranojnë më datë 10 korrik dhe të njëjtat do t’i publikojë në konferencë pas tre ose katër ditësh.
“Pas shumë përpjekjeve të kontaktojmë më kryeshefin e e AUV-it, dhe ministrin Muja nuk kemi marrë përgjigje, i kemi emailet që i kemi dërguar për takim, nuk na kanë pranuar për takim. Pastaj kemi qenë të detyruar të dalim dhe të flasim vetëm të vërtetën. Unë si përfaqësues i “Vita-s” dhe përfaqësuesit e fermerëve jemi dakorduar që qumështin të fillojmë dhe ta marrim qumështin prej fermerëve. Le t’i publikojnë rezulatet, rezultatet më tha ministri do më vijnë mua më datën 10, dhe unë jam i obliguar që t’ua dërgoi juve si qumështore, ndërsa për konferencë për shtyp deri sa të i përpunojë rezultatet më duhen 3-4 ditë kohë dhe dal edhe unë me rezultatet e juaja”, tha ai.
Burimi: botasot.info


