ferma vip 3 nis me tension zenka mes einxhel dhe armines rikthehet ne vemendje 69c232bbd1953

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

March 24, 2026
1 minut lexim

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” starton këtë të premte, por këtë herë fokusi nuk është vetëm tek konkurrentët. Një pjesë e madhe e vëmendjes është zhvendosur tek paneli i opinionistëve, i cili premton dinamika interesante që në nisje.

Në këtë sezon, në karriget e opinionistëve do të ulen Einxhel Shkira, Armina Mevlani dhe Ermal Mamaqi.

Ndërsa prania e Ermal Mamaqit pritet të sjellë një qasje më të balancuar dhe të qetë në diskutime, e gjithë kureshtja është përqendruar tek raporti mes Einxhel Shkirës dhe Armina Mevlanit. Dy figurat vijnë me një histori të mëparshme, e cila daton që nga viti 2022, gjatë periudhës së “Big Brother VIP Albania”.

Ne ate kohe, Armina kishte shprehur publikisht në emisionin “Goca dhe gra” mendimin e saj kundër lojës së Einxhelit, duke mbështetur Ilir Shaqirin si fitues. Ky qëndrim u komentua gjerësisht dhe u pasua nga një reagim indirekt nga Einxhel, e cila me tone ironike la të kuptohej se preferonte të mos ndodhej në të njëjtin ambient me Arminën gjatë një interviste.

Megjithatë, më vonë Armina sqaroi situatën, duke theksuar se nuk kishte pasur asnjë konflikt personal me Einxhelin dhe se gjithçka kishte qenë thjesht një opinion profesional për lojën në format, jo për personin në vetvete. Sipas saj, e gjithë situata ishte keqinterpretuar nga publiku.

Tani, me të dyja në të njëjtin panel, mbetet për t’u parë nëse e kaluara do të ndikojë në dinamikën e tyre në ekran apo nëse gjithçka do të mbetet në kufijtë e një bashkëpunimi profesional.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jarevski kemi siguruar gaz deri ne prill dhe nafte per 60 dite rezervat e energjise jane te qendrueshme 69c1f83fc925b
Lajmi i mëparshëm

Jarevski: Kemi siguruar gaz deri në prill dhe naftë për 60 ditë, rezervat e energjisë janë të qëndrueshme

cilat kombetare jane viktimat favorite te ronaldos dhe messit 69c239439b97c
Lajmi i radhës

Cilat kombëtare janë ‘viktimat’ favorite të Ronaldos dhe Messit?

Të fundit nga

ShkoLartë