Qytetarë të Ferizajt po ankohen për zhurmën që pretendojnë se po ua shkakton një lokal fast-food me muzikën me zë të lartë që po e lëshon.
Ata po thonë se po “torturohen” nga kjo zhurmë e madhe.
Sipas tyre, në zonën e këtij lokali jetojnë mbi 5 mijë familje në rreth 30 hyrje të ndërtesave.
Ata theksojnë se për rastin janë ankuar edhe në Policinë e Kosovës.
Nga ky biznes konfirmuan se ka pasur ankesa nga qytetarët, e madje thanë se edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë qenë aty për të njëjtën çështje.
Mirëpo, thanë se policia e ka konstatuar se “zëri i muzikës është në nivelin e lejuar”.
Zëdhënësi Kanun Veseli, tha se zyrtarët policorë ishin në vendin e ngjarjes rreth orës 20:25, pas ankesave që kanë pranuar nga qytetarët.
“Patrulla policore ju ka përgjigjur thirrjes, ka kontaktuar me pronarin e lokalit, por se nuk kishte zhurmë”.
Ai tha se zyrtarët policorë kanë “paralajmëruar pronarin se do të marrë masa ndëshkuese nëse do të kemi ankesë të përsëritur”.
Burimi: botasot.info


