ferizaj kacafytja mes qenve eskalon ne perplasje mes pronareve perdoren edhe armet 69033a3177f49

Ferizaj: Kacafytja mes qenve eskalon në përplasje mes pronarëve, përdoren edhe armët

October 30, 2025
1 minut lexim

Një incident i pazakontë është raportuar në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, ku një konflikt mes qentëve ka kaluar në përplasje mes pronarëve dhe të shtëna me armë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00.

Viktima, ka njoftuar policinë se dy qentë që dyshohet se u përkasin dy personave të tjerë, kanë sulmuar qenin e tij.

Gjatë tentimit për t’i ndarë, viktima është kafshuar në disa pjesë të trupit dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Gjatë incidentit, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë gjahu në ajër, me qëllim, sipas tij, të zmbrapsjes së qenëve por njëkohësisht dyshohet se ka kanosur edhe viktimën.

Njësitë policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të armës së gjuetisë.

Më pas, gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve, policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie me leje dhe nëntë fishekë të tjerë.

Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba do te rifilloje testimin e armeve berthamore per here te pare ne 30 vjet 690339484c1c3
Lajmi i mëparshëm

SHBA do të rifillojë testimin e armëve bërthamore për herë të parë në 30 vjet

lila moss shkelqen ne new york me nje pamje mahnitese ne ndarjen e cmimeve te wsj innovator awards 69033b54a65f6
Lajmi i radhës

Lila Moss shkëlqen në New York me një pamje mahnitëse në ndarjen e çmimeve të WSJ Innovator Awards

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë