ferizaj denohet me nje vit burgim i pandehuri qe iu shmang pageses se alimentacionit 692f1012a2d36

Ferizaj: Dënohet me një vit burgim i pandehuri që iu shmang pagesës së alimentacionit

December 2, 2025
1 minut lexim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.V., i cili u gjet fajtor për veprën penale shmangie nga sigurimi i mjeteve për jetesë.

Seanca u drejtua nga gjyqtari Shabi Idrizi, i cili pas administrimit të provave shpalli fajtor të pandehurin dhe e dënoi me një vit burg, dënim i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, transmeton KosovaPress.

Sipas dosjes gjyqësore, F.V. nga 3 tetori 2024 e deri më sot nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për të siguruar mjetet e jetesës për dy fëmijët e tij të mitur, pavarësisht vendimit të Gjykatës të datës 22 qershor 2023. Ai ishte i obliguar të paguante 700 euro në muaj ish-bashkëshortes së tij, A.G.V., për mbajtjen e fëmijëve, por këtë detyrim e kishte shmangur vazhdimisht.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj aktgjykimit brenda 30 ditëve, ndërsa ankesa duhet t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestimi i federica mogherinit moska dhe hungaria sulmojne be ne mbyll syte para korrupsionit dhe u jep leksione te tjereve 692f0ae553c60
Lajmi i mëparshëm

Arrestimi i Federica Mogherinit, Moska dhe Hungaria sulmojnë BE-në: Mbyll sytë para korrupsionit dhe u jep leksione të tjerëve

pamje e pazakonte rihanna terheq vemendjen me fustanin e saj roze ne tapetin e kuq 692f1131c3b03
Lajmi i radhës

Pamje e pazakontë: Rihanna tërheq vëmendjen me fustanin e saj rozë në tapetin e kuq

Të fundit nga

ShkoLartë