Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi tha se bashkë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Mentor Hasani, kanë takuar banorët e fshatrave Shtitarica e Dolaku, të cilët “na pritën me mirënjohje për projektet e përfunduara, sidomos për hapjen e çerdhes së re”.
Ai tha se gjatë takimit, “ndamë edhe programin tonë për katër vitet e ardhshme, duke treguar angazhimin tonë për të përfunduar punë të mëdha për Vushtrrinë tonë”.
“Me banorët e Shtitaricës, Dolakut e gjithë Vushtrrinë festojmë fitoren e madhe të 12 tetorit”, shkruan ai.
Zgjedhjet komunale mbahen më 12 tetor.
Burimi: botasot.info


