ferit idrizi hap fushaten per mandatin e dyte ne vushtrri 68c5b42fa4e80

Ferit Idrizi hap fushatën për mandatin e dytë në Vushtrri

September 13, 2025
1 minut lexim

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për një mandat të dytë, Ferit Idrizi, ka hapur sot zyrtarisht fushatën nga sheshi “Adem Jashari”.

“Ashtu si para 4 vitesh, edhe sot me të njëjtat emocione, por të përgatitur dhe të bindur se me përkushtimin e njëjtë dhe me ekipin e mrekullueshëm, do të vazhdojmë punët e mëdha për qytetin tonë,” tha Idrizi.

Ai shtoi se koncepti i tij qeverisës është gjithëpërfshirës dhe pa dallime partiake.

“Koncepti ynë është i veçantë dhe gjithëpërfshirës, pa dallime partiake e politike, sepse e ardhmja e qytetit fillon me përkushtimin ndaj secilit qytetar, sidomos rinisë tonë. Faleminderit nga zemra!”, theksoi Idrizi.

Kandidati i PDK-së përfundoi fjalimin e hapjes me moton e tij: #kryetariitëgjithëve

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush eshte 16 vjecari qe ngriti ne proteste popullin kunder qeverise ne nepal 68c5b3423738f
Lajmi i mëparshëm

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

kevin costner padit dubluesen devin labella 68c5b551dd662
Lajmi i radhës

Kevin Costner padit dubluesen Devin LaBella

Të fundit nga

ShkoLartë