ferati prezanton kandidatin per asamble doktor vetoni shembull i pergjegjesise me qytetaret 68aa04aeac0c4

Ferati prezanton kandidatin për asamble: Doktor Vetoni shembull i përgjegjësisë me qytetarët

August 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Istogut dhe kandidati i LDK-së për mandatin e ri si kryetar i këtij qyteti, Ilir Ferati ka prezantuar Veton Kurtin si kandidat për Asamblenë Komunale.

Ferati ka thënë se Kurti rikthehet sërish për të kërkuar besimin e qytetarëve dhe në listë mban numrin 20.

Postimi i tij:

Veton Kurti, Kandidat për Asamblenë Komunale!

Me qëllime të qarta, Veton Kurti rikthehet sërish për të kërkuar besimin tuaj në Asamblenë Komunale, këtë herë me numrin 20 në listën e LDK-së.

Vetonin e thërrasim doktor, por përkushtimi i tij që herët ka frymëzuar shoqërinë civile e Forumin Rinor të LDK-së, duke e bërë shembull të përgjegjësisë dhe afërsisë me qytetarët.

Gjatë mandatit të tij si asamblist në Kuvendin Komunal, tregoi përkushtim të vazhdueshëm për zhvillimin e kërkesave tuaja. Jashtë ulëses së saj, por me të njëjtin qëllim, Doktor Vetonin e gjeni të mobilizuar si mjek i specializuar në radiologji, gjithmonë i gatshëm për shërbim dhe me një dëshirë të veçantë për të ndihmuar sa herë thërret puna për një istogas.

Rrugëtimi ynë vazhdon!

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump shkarkon kreun e inteligjences ne pentagon 68aa03c924684
Lajmi i mëparshëm

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

chiara ferragni publikon foton e pare me partnerin e saj giovanni tronchetti provera 68aa05d742e56
Lajmi i radhës

Chiara Ferragni publikon foton e parë me partnerin e saj Giovanni Tronchetti Provera

Të fundit nga

ShkoLartë