Kandidati i VLEN-it për Studneiçanin, Sedat Bislimi në debatin televiziv me kryetarin aktual të Komunës, Azem Sadiku, deklaroi se ky i fundit ka dështuar në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, veçanërisht me ujin e pijshëm edhe pse po i mbaron mandati i katërt në krye të komunës. Bislimi tha se duhet të ndalen çezmat pasi nxënësit në shkollën fillore mund të mos jenë të vetëdijshëm që uji nuk është për pije.
Ndërkohë, Azemi tha se janë marrë të gjitha masat.
“Aty ku është analiza ne kemi vendosur mbishkrimi se uji nuk është për pije“, deklaroi Sadiku.
Ndërkaq Bislimi ju përgjigj: “Nuk është e vërtetë këtë që e thotë Azemi pasi nëse është çështja e ujit teknike, nuk duhet që para shkollës të jenë të vendosura çezmat ku nxënësit janë fëmijë. Nxënësit e klasës së parë nuk dinë të lexojnë. Si do ta kuptojë që uji nuk është i pijshëm?”.
“Mos e ke gajle, mos u mërzit“, tha Sadiku.
Burimi: alfax.mk


