femijet e blerim bexhetit hapin kompani ndertimi evropa e lire zbulon detaje 695bce3306318

Fëmijët e Blerim Bexhetit hapin kompani ndërtimi, Evropa e Lirë zbulon detaje

January 5, 2026
1 minut lexim

Dy fëmijët e deputetit të BDI-së, Blerim Bexheti, kanë themeluar një kompani me veprimtari ndërtimore, ndërsa Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (DKSK) ka hapur lëndë për verifikim të pasurisë, pasi kompania nuk është deklaruar në formularin e pasurisë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Siç thuhet, bëhet fjalë për kompaninë “VE-INVEST HOLDING DOOEL Shkup”, të themeluar në shtator 2025 nga Valon Bexheti (19 vjeç) dhe Elma Bexheti (21 vjeçe). Sipas Regjistrit Qendror, veprimtaria e saj është ndërtimi i objekteve banesore dhe jo-banesore, ndërsa selia ndodhet në një banesë në pronësi të gjyshit të tyre, Bexhet Bexheti, babai i deputetit.

Kapitali fillestar prej 5.000 eurosh është regjistruar si kapital jomonetar (pajisje shtëpiake dhe zyre).

Blerim Bexheti për Radion Evropa e Lirë deklaroi se fëmijët e tij janë të rritur dhe nuk jetojnë në bashkësi familjare, duke mohuar se kompania do të merret realisht me ndërtimtari. Ai tha se, nëse është e nevojshme, do ta deklarojë kompaninë në Antikorrupsion pas festave.

Nga DKSK konfirmuan se është hapur procedurë verifikimi, pasi sipas ligjit çdo funksionar është i detyruar të raportojë ndryshime të pasurisë brenda 30 ditëve, përndryshe rrezikon gjobë nga 300 deri në 500 euro.

Ndërkohë, Financiarja Policore nuk zbulon nëse pasuria e Bexhetit po hetohet edhe në kuadër të kallëzimit penal për ndërtimin e një ndërtese në Saraj pa plan urbanistik, rast në të cilin dyshohet për përfitim prej 1.7 milionë eurosh nga investitori./REL

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kumanove hetohet abuzimi seksual dhe shantazhi financiar ndaj nje 16 vjecareje arrestohet nje person 695bcd79d97f4
Lajmi i mëparshëm

Kumanovë: Hetohet abuzimi seksual dhe shantazhi financiar ndaj një 16-vjeçareje, arrestohet një person

collaku rama do thirret ne spak per ceshtjen mcgonigal do shkoje me shpesh ne prokurori se ne zyre 695bdab600847
Lajmi i radhës

Çollaku: Rama do thirret në SPAK për çështjen McGonigal! Do shkojë më shpesh në Prokurori, se në zyrë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 7 janar 2026

DASHI Kjo është koha e duhur për të marrë përsipër një projekt që e keni lënë në pritje ose për të sqaruar një pozicion për të cilin ndiheni të pasigurt për njëfarë
ShkoLartë