fc shkupi thellon krizen mposhtet nga vardari ne strumice 68b1e3f26461a

FC Shkupi thellon krizën, mposhtet nga Vardari në Strumicë

August 29, 2025
1 minut lexim

FC Shkupi vazhdon periudhën e vështirë në kampionat, duke pësuar humbjen e radhës. Në ndeshjen hapëse të xhiros së katërt në elitën e futbollit vendor, Shkupi u mposht 2:3 nga Vardari, në një duel që u zhvillua në Strumicë pa praninë e tifozëve, raporton SHENJA.

Të dy stafet teknike nisën ndeshjen me formacione pothuajse të njëjta si në javën e kaluar. Përjashtimet ishin Rifadi te Shkupi dhe argjentinasi Castañeda te Vardari, të cilët u përfshinë nga minuta e parë.

Për Vardarin realizuan Danev, Omeragiq dhe Zakariq, ndërsa Shkupi shënoi falë një autogoli të Matiq dhe golit të Destanit. Megjithatë, këto nuk mjaftuan për të shmangur disfatën.

Ndeshjet e tjera të xhiros së katërt do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën. /SHENJA/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

analize edhe pse serish hyjme ne borxh serish nuk jemi ne rrezik 68b1e34f214a4
Lajmi i mëparshëm

ANALIZË – Edhe pse sërish hyjmë në borxh, sërish nuk jemi në rrezik!

te mos harxhojne kohen e tyre per te gjykuar se si e bej une punen rama i pergjigjet klgj 68b1e554e0201
Lajmi i radhës

“Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën”/ Rama i përgjigjet KLGJ

Të fundit nga

Gazeta Bota sot ju uron Vitin e Ri 2026!

Ndërsa hyjmë në një vit të ri, duam t’ju falënderojmë nga zemra që na zgjodhët për t’u informuar dhe për të qëndruar pranë nesh edhe gjatë këtij viti që lamë pas –
ShkoLartë