fazliu zhelina e sejdiut dhe tetova e kasamit deshmi e gjalle e punes 68e9ac2f40adf

Fazliu: Zhelina e Sejdiut dhe Tetova e Kasamit, dëshmi e gjallë e punës

October 11, 2025
1 minut lexim

Në tubimin e VLEN-it në Zhelinë, Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria tha se Zhelina do të jetë lajmëtari i parë i fitores në këto zgjedhje. Ai tha se ata që dikur mburreshin me raportet e mira me Amerikën, sot janë në listat e zeza të saj.
“Na premtuan integrimin në Bashkimin Evropian, por na sollën Open Ballkanin, botën serbe dhe Serbinë. Ikën prej shqiptarëve e bënë jarani me Mijallkovin, Gruevskin, Vuçiqin e Lavrovin. Sot, kur u dalin në shesh edhe allashverishet tjera, vijnë këtu e ofendojnë shqiptarët me fjalor të ulët por e kanë kot”, tha Fazliu.
Ai shtoi se VLEN-i tashmë e ka dëshmuar se mund të punohet mirë, si në pushtetin qendror, ashtu edhe në atë lokal.
“Zhelina e Blerim Sejdiut dhe Tetova e Bilall Kasamit janë dëshmi mund të punohet mirë”, shtoi Fazliu.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ibrahimi zhelina i dha vule besimi blerim sejdiut per edhe nje mandat 68e9abb4b11d6
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Zhelina i dha vulë besimi Blerim Sejdiut për edhe një mandat

horoskopi ditor e shtune 11 tetor 2025 68e9da7f7ec64
Lajmi i radhës

Horoskopi ditor, e shtunë 11 tetor 2025

Të fundit nga

ShkoLartë