fazliu sherbimet e librave ame tani edhe online me pak radhe dhe me shume efikasitet per qytetaret 6973f14ab471c

Fazliu: Shërbimet e Librave Amë tani edhe online, më pak radhë dhe më shumë efikasitet për qytetarët

January 24, 2026
1 minut lexim

Qytetarët do të kenë më pak pritje në sportele dhe më shumë lehtësi në marrjen e dokumenteve bazë, falë digjitalizimit të një pjese të shërbimeve të Librave Amë. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu, përmes një njoftimi publik.

“Sot po bëjmë një hap konkret drejt një administrate që i shërben qytetarit. Më pak tollovi, më shumë shërbim – një ndryshim që ia vlen, sepse prek përditshmërinë e secilit,” ka deklaruar Fazliu.

Sipas tij, qytetarët nuk duhet të humbin më kohë në sportele për dokumente bazë, pasi një pjesë e shërbimeve tashmë mund të kryhen online, pa pritje dhe pa radhë, përmes portalit shtetëror uslugi.gov.mk.

“Disa nga dokumentet më të kërkuara tani mund të merren online, thjesht dhe shpejt,” thekson Fazliu, duke përmendur certifikatën e lindjes, certifikatën e martesës, certifikatën e vdekjes, si dhe vërtetimin për gjendje të lirë martesore.

Ai shton se ky është vetëm fillimi i një procesi më të gjerë reformash në administratë. “Kjo është administratë që i shërben qytetarit – më pak stres, më pak humbje kohe dhe më shumë efikasitet. Ky është vetëm fillimi i një administrate më funksionale dhe më afër qytetarëve,” ka përfunduar drejtori i Librave Amë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e denuar ne greqi irena gjoka leter klgj se sjam njoftuar per dicka te tille 6973f053311d3
Lajmi i mëparshëm

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

stuhia dimerore disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente 6973f19682601
Lajmi i radhës

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Të fundit nga

Tërmet 5.2 ballë godet Turqinë, epiqendra pranë Demirçit

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Turqi. Sipas Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), lëkundja sizmike është regjistruar rreth 20 kilometra në veriperëndim të

Limuzina e së ardhmes me frymëzim nga vitet 30

Në të ardhmen, personazhe të shquar, drejtues ekzekutivë dhe politikanë mund të udhëtojnë me shoferë në diçka të quajtur Aznom L’Epoque. I krijuar nga kompania e dizajnit Aznom me seli në Monza
ShkoLartë