fazliu drejtoria e librave ame eshte e pergatitur per fluksin e kerkesave nga mergimtare 6a52866127488

Fazliu: Drejtoria e Librave Amë është e përgatitur për fluksin e kërkesave nga mërgimtarë

July 11, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, njoftoi se institucioni është i përgatitur për përballimin e rritjes së kërkesave për dokumente gjatë sezonit veror, kur një numër i madh i mërgimtarëve kthehen në vend.

Fazliu tha se Drejtoria do të vazhdojë të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët, duke siguruar se administrata është e gatshme t’i përgjigjet fluksit të shtuar të aplikimeve.

“Sezoni veror sjell një numër më të madh kërkesash për dokumente nga mërgimtarët tanë. Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë është e përgatitur të ofrojë shërbime të shpejta dhe efikase”, deklaroi Fazliu.

Ai theksoi se paralelisht me ofrimin e shërbimeve, institucioni po vazhdon procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave administrative.

“Njëkohësisht vazhdojmë me modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve, për një administratë më të afërt dhe më cilësore për çdo qytetar”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë.

Sipas Fazliut, modernizimi i shërbimeve synon lehtësimin e procedurave administrative dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për të gjithë qytetarët, me theks të veçantë për mërgimtarët gjatë muajve të verës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e pabesueshme kunata e taylor swift rrefen pershtypjen e saj per dasmen madheshtore te kengetares 6a5283be32350
Lajmi i mëparshëm

“E pabesueshme”, kunata e Taylor Swift, rrëfen përshtypjen e saj për dasmën madhështore të këngëtares

zjarr ne terren te paarritshem autoritetet dyshojne per dore njeriu 6a5287adbfdaf
Lajmi i radhës

Zjarr në terren të paarritshëm, autoritetet dyshojnë për dorë njeriu

Të fundit nga

ShkoLartë