favorizuan ndd191rtuesit nd191 td191 paktd191n 20 raste prokuroria korcd191 dd191rgon nd191 gjyq pd191r shpd191rdorim detyre dy zyrtard191t e bashkisd191 6862932dbc663

Favorizuan ndёrtuesit nё tё paktёn 20 raste, Prokuroria Korçё dёrgon nё gjyq pёr ‘Shpёrdorim detyre’ dy zyrtarёt e Bashkisё

June 30, 2025
1 minut lexim

Favorizuan ndёrtuesit me taksёn e ndikimit nё infrastrukturё nё tё paktёn 20 raste, Prokuroria Korçё dёrgon nё gjyq pёr ‘Shpёrdorim detyre’ dy zyrtarёt e Bashkisё

Prokuroria pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridiksionit tё Pёrgjithshёm, Korçё pёrfundoi hetimet dhe dёrgon nё gjyq shtetasit Zh. B. dhe E.Gj. pёr kryerjen e veprёs penale “Shpёrdorim i detyrёs” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1061, tё vitit 2022, rezultoi se kёta shtetas me detyrё Drejtoreshë e Drejtorisë së Urbanistikës dhe Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit në Bashkinë Korçë, tё cilёt pёr shumё vite kanё ushtruar detyrën si inxhinierё pranё Zyrёs sё Urbanistikёs nё Bashkinё Korçё dhe kanё pasur detyrё tё kontrollojnë aplikimet e bёra nga qytetaret apo bizneset pёr pajisjen me leje pёr kryerjen e ndërtimeve tё reja apo punimeve tё tjera ndёrtimore, vlerësimin e dokumentacionit, miratimin e lejes, etj, kanё aplikuar taksë në shkallë me të ulët në 18 raste nga 8%, në 3% dhe 2 raste nga 4% në 3%.

Nё rastin objekt hetimi, pёr ndёrtimin e njё kompleksi me 4 pallate nё lagjen nr.3 tё qytetit tё Korçёs, dy drejtuesit e Urbanistikёs sё Bashkisё Korçë, kanё miratuar lejen e ndёrtimit pёr shfrytёzim si kompleks turistik dhe sbjekti ka paguar taksёn 3% pёr ndikimin nё infrastrukturë per ndertimet e reja, nё njё kohё kur taksa pёr ndikimin nё infrastrukturё pёr ndёrtimet e reja me qёllim banimi, apo njёsi tregtarё shёrbimi, pёr zonёn ansambёl arkitektonik tradicional nё qytetin e Korçёs, ёshtё pёrcaktuar 8% e çmimit tё shitjes pёr metёr katror. Subjekti nuk i ёshtё pёrmbajtur kushteve tё lejes sё ndёrtimit, ka paguar 3% taksёs ndikim nё infrastrukturё, kur duhej tё paguante 8%, njё shmangie prej 36000 Euro nё vlerё monetare nga Taksa e ndikimit nё infrastrukturё vetёm nga ky subjekt. Shmangia e taksës nga 8% nё 3%, ёshtё bёrё me miratim tё drejtuesve tё Zyrës sё Urbanistikёs Bashkia Korçё.

Nga sa mё sipёr rezulton se me veprimet e tij shtetasit E.Gj. dhe Zh. L. i kanё konsumuar elementet e veprёs penale “Shpёrdorimi i detyrёs”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe duhet tё mbajnё pёrgjegjёsi penale.

Ata favorizuan subjektet ndёrtuese nё 18 raste, ku taska 8% për ndërtim me qëllim shitje është reduktuar padrejtësisht në 3% ose 4% dhe nё dy raste nga 4% nё 3%, duke shkaktuar dëm ekonomik për Bashkinë Korçë. Si dhe kanё miratuar vёrtetime për pajisjen me certifikatë përdorimi, duke fshehur qëllimin tregtar të ndërtimit edhe kur ishte e qartë se ishin shitur apartamente. Po kёshtu, shtetasi E.Gj. ka firmosur raporte me pёrmbajtje tё pavёrtetё, nuk ka respektuar kompentencat pёr kontrollin e ndёrtimit dhe kanё shkaktuar dёm ekonomik pёr Bashkinё Korçё.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te zgjidhen kryetaret me te mire 4 vite jane shume per te paaftin dhe pak per punetorin 686289cc57536
Lajmi i mëparshëm

Të zgjidhen kryetarët më të mirë – 4 vite janë shumë për të paaftin dhe pak për punëtorin!

donis avdijaj behet me ekip te ri 686293a490652
Lajmi i radhës

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë