faturat fiktive per shmangie nga tatimi ngrihet aktakuze ndaj dy personave 68e7baffb56b0

​Faturat fiktive për shmangie nga tatimi, ngrihet aktakuzë ndaj dy personave

October 9, 2025
min lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë më 9 Nëntor, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj.

“Sot Kushtetuesja mori një vendim të cilin e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetuesës së vendit”, tha Berisha.

Ai u shpreh se gjykatësit, sipas tij, “mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, horrat e shtetit”.

Berisha theksoi gjithashtu se pas vendimit të Kushtetueses do të rikonfirmojnë Florian Binaj si kandidat.

Sali Berisha: Jam para jush për të shprehur mbështetjen e plotë të PD-së, për kandidatin e pavarur për Tiranën. Besoj dhe shpresoj se të gjitha partitë opozitare edhe pas këtij vendimi do të rikonfirmojë Florian Binajt i cili siç jeni në dijeni u prit me shumë pëlqëim dhe kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, të të gjithë spektrit, në të gjitha shtresat, grupet e me radhë.

Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes, si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtutetueshmërisë së rendit.

Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën Kushtetetutën dhe kushtetueshmërinë nga armiqtë e tyre, për të mos thënë një fjalë tjetër, që edhe mund të mos e them nga horrat e shtetit.

Pse e them këtë? Unë jam para jush sot, dhe jam personi që 3 ditë para se Edi Rama të shpaloste skenarin e tij, ju paralajmërova se do të veprojnë në këtë mënyrë dhe se do të anashkalojnë Gjykatën Kushtetuese me pretendimin e turpshëm, banal, vulgar se këshilli i ministrave qenka noteri i këshillit bashkiak.

Që të paraqesësh para kombit qeverinë, ekzekutivin e vendit si noter këtë mund ta bësh vetëm atëherë kur nuk ke ligj, as moral, as respektin më minimal për shtetin, por vërsulesh i papërmbajtur ndaj Kushtetutës, Gjykatës Kushtetuese.

Ndaj besoj se me këtë vendim i bënë një shërbim vendit, rendit kushtetues, dhe u dhanë vulën e turpit, por nuk kanë turp se po të kishin turp nuk mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

de jong mendon si rabiot nuk eshte e drejte ti luajme ndeshjet e kampionatit ne shtete te tjera 68e7baf33efd3
Lajmi i mëparshëm

De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

gjyqtaret ne deklarate astrit kalaja te shpallet deshmor atdheu nuk duam keqardhje por veprim 68e7bbac069e1
Lajmi i radhës

Gjyqtarët në deklaratë: Astrit Kalaja të shpallet dëshmor atdheu! Nuk duam keqardhje, por veprim

Të fundit nga

ShkoLartë