fatos nano prej 16 ditesh ne terapi intensive pas arrestit kardiak si paraqitet gjendja shendetesore e ish kryeministrit 68fd26fa6d089

Fatos Nano prej 16 ditësh në terapi intensive pas arrestit kardiak, si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit!

October 25, 2025
1 minut lexim

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të qëndrojë në terapi intensive prej 16 ditësh, ndërsa gjendja e tij vijon të jetë e rëndë, raportojnë burime për mediat.

Fatos Nano qëndron i shtruar në një prej spitaleve private në Tiranë ndërsa mjekët thonë se ai vijon të jetë i pavetëdijshëm.

Reagimet e ish-liderit Fatos Nano ndaj dritës janë të pakta, ndërsa ekipet multidisiplinare e konsiderojnë gjendjen e tij shumë të rëndë.

Monitorimi dhe shërbimi i vazhdueshëm ndaj tij nuk mungojnë ndërsa shanset duken të pakëta.

Fatos Nano pak kohë më parë pësoi një arrest kardiak përveç problemeve me frymëmarrjen që ka pasur në mënyrë të vazhdueshme.

Mjekët e ambulancës të cilët shkuan menjëherë pranë tij thanë se zemra i kishte pushuar, por arritën ta kthenin në jetë. Truri i tij është jashtë funksionit, ndërsa ende nuk ka një reagim nga të afërmit e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bajram rexhepi me 2 nentor do te fitoje tetova do te triumfoje vota e lire 68fd2593b7f0d
Lajmi i mëparshëm

Bajram Rexhepi: Më 2 Nëntor do të fitojë Tetova, do të triumfojë vota e lirë!

kastrioti turperon kampionin e kosoves 68fd275deee14
Lajmi i radhës

Kastrioti turpëron kampionin e Kosovës 

Të fundit nga

ShkoLartë