faton peci pret ne takim adelina ismailin me kontributin e saj unik ajo eshte bere pjese e historise se kosoves 696fff147dd03

Faton Peci pret në takim Adelina Ismailin: Me kontributin e saj unik, ajo është bërë pjesë e historisë së Kosovës

January 21, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka mirëpritur sot në një takim të veçantë këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, duke vënë në pah vlerësimin institucional për figurat që kanë lënë gjurmë të thella në artin dhe kulturën shqiptare.

Adelina Ismaili, e cila vetëm disa muaj më parë u dekorua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me mirënjohje presidenciale për kontributin e saj në muzikë dhe kulturë, u prit me respekt të veçantë nga Faton Peci. Ky takim u pa si një vlerësim i radhës për rolin dhe ndikimin e saj ndër vite në skenën muzikore dhe shoqërore të vendit.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Peci ndau detaje nga biseda me artisten, duke e cilësuar atë si një figurë avangarde të muzikës kosovare. “Sot pata një takim frymëzues me avangardën e muzikës kosovare, Adelina Ismajli. Adelina ka thyer kufij dhe ka hapur shtigje të reja për artin dhe guximin krijues”, shkroi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rikthehet bora parashikimi i motit per neser dhe ditet ne vijim 696ffdeedca8d
Lajmi i mëparshëm

Rikthehet bora, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

notat e lojtareve inter 1 3 arsenal sucic yll sulmi i topcinjve vendimtar 6970121a90aa7
Lajmi i radhës

Notat e lojtarëve, Inter 1-3 Arsenal: Sucic yll, sulmi i “Topçinjve” vendimtar

Të fundit nga

Këto ngjarje zhvillohen të hënën

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku janë paraparë deklaratat përmbyllëse. (Hagë, 09:00-16:30) Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme plenare për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

Jules Kounde me valixhe në duar

Me një rënie të ndjeshme të formës, por edhe të përplasjeve të vazhdueshme me Hansi Flick për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushës së lojës, Jules Kounde duket se do të
ShkoLartë