faton peci nuk ndalemi as gjate vikendit per rend dhe pasterti 697624f2768a3

Faton Peci: Nuk ndalemi as gjatë vikendit për rend dhe pastërti

January 25, 2026
1 minut lexim

Komuna e Mitrovicës ka vijuar angazhimin intensiv edhe gjatë vikendit, duke ndërmarrë një sërë intervenimesh konkrete në funksion të përmirësimit të rendit, rregullit dhe cilësisë së jetës për qytetarët.

Sipas një postimi nga kryetari Faton Peci, aksionet janë realizuar përmes bashkëpunimit të drejtorive komunale, me fokus në mirëmbajtjen e përgjithshme të qytetit dhe ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët.

“Nëse duam një qytet normal, kërkohet angazhim institucional, por edhe mbështetja dhe përgjegjësia e secilit qytetar,” ka shkruar Peci, duke theksuar përkushtimin maksimal për ligj dhe rregull.

Gjatë këtij vikendi janë realizuar disa ndërhyrje të rëndësishme, përfshirë largimin e një deponie ilegale pranë kopshtit të fëmijëve, e cila për vite me radhë kishte qenë problem i pazgjidhur për banorët e zonës. Po ashtu, është bërë largimi i shitësve nga trotuaret dhe rrugët publike, duke i sistemuar ata në hapësira të dedikuara që garantojnë siguri ushqimore dhe qarkullim të lirë për këmbësorët.

Peci ka njoftuar se në kuadër të aksioneve mjedisore, është realizuar pastrimi i lumit Trepça, ndërsa në zonën e Lisicëve është intervenuar për të parandaluar shembjen e rrugës si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Një tjetër veprim ka qenë edhe rrënimi i objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në hapësira publike.

“Mitrovica do të jetë qytet funksional, i pastër, i gjelbër dhe i sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Peci, duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe respektim të ligjit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trafiku ne rruget shteterore zhvillohet pa pengesa neper rruge kryesisht me lageshti 69762451234f7
Lajmi i mëparshëm

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht me lagështi

sdua ti shoh keto gjera alba e zhgenjyer nga limi dhe afrimiteti i tij me dolcen 697626114c346
Lajmi i radhës

“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe afrimiteti i tij me Dolcen

Të fundit nga

ShkoLartë