faton peci mitrovica eshte zemra e kosoves nuk thyhet 690fb880a86a8

Faton Peci: Mitrovica është zemra e Kosovës, nuk thyhet

November 8, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh për qytetarët e tij, duke e quajtur Mitrovicën “zemrën e Kosovës” dhe duke premtuar fillimin e një kapitulli të ri për qytetin.

Peci deklaroi se Mitrovica nuk thyhet dhe se puna e bërë në veri dhe zhvillimet pozitive në sektorin e bujqësisë janë garanci për një drejtim të sigurt të komunës.

“Mitrovica është zemra e Kosovës. Mitrovica nuk thyhet. Nga nesër hapim kapitullin e ri për Mitrovicën. S’ka Kosovë pa Mitrovicë. Rezultatet në veri e punët e mira në bujqësi janë dëshmi e garanci për drejtim të sigurt, Mitrovicë. Fitojmë bashkë!”, ka deklaruar Peci në Facebook.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 9 nëntor të dalin masivisht në votime, duke theksuar se bashkimi i mitrovicasve do ta dërgojë qytetin drejt zhvillimit e stabilitetit të qëndrueshëm.

Në balotazhin e së dielës, Faton Peci do të përballet me kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, në një nga garat më të ngushta e më të ndjekura në vend.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

media kroate permend zvonimir bobanin e befason per kurtin 690fb8749d04a
Lajmi i mëparshëm

Media kroate përmend Zvonimir Bobanin e befason për Kurtin!

ndezi cigaren ne pompe benzini shperthimi i madh per pak sa nuk i vret brazilianet 690fb99306f8d
Lajmi i radhës

Ndezi cigaren në pompë benzini – shpërthimi i madh për pak sa nuk i vret brazilianët

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë