fatmir limani takime mobilizuese me diasporen kercovare ne zvicer dhe gjermani 68d970f5ebdd0

Fatmir Limani takime mobilizuese me diasporën kërçovare në Zvicër dhe Gjermani

September 28, 2025
1 minut lexim

Në prag të fillimit të fushatës për zgjedhjet vendore, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Kërçovës, Fatmir Limani, po zhvillon një sërë takimesh me mërgatën kërçovare në diasporë, përkatësisht në qytete të Zvicrës dhe Gjermanisë ku jeton një numër i madh kërçovarësh.

Takimet në Freiburg dhe Cyrih u zhvilluan në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore, ku komuniteti turk, me rrënjë nga Kërçova, shfaqi mbështetje të fuqishme për vizionin e Limanit. Në këto bashkëbisedime, u theksua rëndësia e mobilizimit për tubimin madhështor dhe dita e votimit, si dhe roli i mërgatës në ndryshimin që synohet në Kërçovë.

Fatmir Limani u shpreh thellësisht mirënjohës për mikpritjen dhe angazhimin e sinqertë të diasporës, veçanërisht të komunitetit turk, duke theksuar se kjo përfshirje është dëshmi se fitorja nuk është vetëm dëshirë, por përgjegjësi kolektive dhe realitet në ndërtim e sipër. “Zëri i qytetarëve po dëgjohet më fuqishëm se kurrë. Me përkrahjen e diasporës dhe përkushtimin e secilit kërçovar, do ta kthejmë Kërçovën në një komunë të zhvilluar, të barabartë dhe transparente, ku të gjithë ndihen të përfaqësuar,” deklaroi ai.

Gjatë takimeve, u theksua gatishmëria e komunitetit për mobilizim të plotë dhe përkrahje të qartë në ditën e votimit. “Fatmir Limani është zëri i të gjithë qytetarëve të Kërçovës. Ai ka vizion, përkushtim dhe meriton besimin tonë të plotë,” u shprehën përfaqësues të mërgatës në Zvicër.

Në takimin me grupin punues në Dällikon, Zvicër, Limani bashkë me bashkëpunëtorët e tij diskutuan për hapat konkretë të organizimit në prag të zgjedhjeve. Ai theksoi se ndryshimi ka nisur dhe do të bëhet realitet përmes angazhimit të sinqertë dhe bashkimit të të gjithë atyre që e duan Kërçovën.

Në fokus të gjithë këtyre takimeve mbetet mobilizimi për një fitore të madhe dhe për një Kërçovë më të mirë – të udhëhequr me dinjitet, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.(INA)

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski per diten e boshnjakeve nuk ka komunitete te medha e te vogla te gjithe jemi nje 68d9705305f61
Lajmi i mëparshëm

Mickoski për Ditën e Boshnjakëve: Nuk ka komunitete të mëdha e të vogla, të gjithë jemi një

hoxha aksidentet rrugore shkaktohen nga personat qe nuk jane mesuar me rregulla 68d97254a77dd
Lajmi i radhës

Hoxha: Aksidentet rrugore shkaktohen nga personat që nuk janë mësuar me rregulla

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë