fatmir limani nuk behet kercova 68fa829306ceb

Fatmir Limani: Nuk bëhet Kërçova!

October 23, 2025
min lexim

Fatmir Limani

NUK BËHET KËRÇOVA… !

Është e kotë ta mohoj që lidhja me rrënjët, me vendin e babës e nanës, të zemrës dhe të mendjes, të ëndrrës, e të zhgjëndrrës, më bën të mbetem gjithë kohën brenda projektit tim të Bërjes së Kërçovës. Edhe pas 19 tetorit.

Mirëpo kur reflekton rreth bërjes, pra reales, projektit të zemrës e mendjes sime, nuk mund të mos reflektosh rreth asaj sesi nuk bëhet Kërçova !!!

Jam i detyruar të reflektoj sepse sapuni nuk është djathë, e nuk mund të hahet dhe oferta që qarkullon në politikën aktuale është shitja e sapunit për djathë.

E pra, Kërçova nuk bëhet duke e kërkuar që nën hijen apo flamurin e shqiptarizmës të degjenerohet në nivele të paimagjinueshme, të kemi bjerrje të vlerave morale që shitet pastaj si vlerë kombëtare.

● Nuk bëhet Kërçova edhe duke harruar që mbrënda territorit të saj, jetojnë njerëz të etniteteve të ndryshme, të cilët vuajnë për bukën e gojës.

● Nuk bëhet Kërçova me kandidatë që vriten e priten në emër të gjuhës, flamurit, historisë, heronjëve, me të cilët s’kanë as lidhje gjenetike, por edhe nuk karakterizohen me trimëritë e tyre.

● Nuk bëhet Kërçova me parollat të mbetet e jona ose sërish do të jetë e jona, kjo nga fakti që e jona (fëmijët dhe nipa-mbesat) largohen çdo ditë në shtetet e huaja.

● Kërçova nuk bëhet pa implementim dhe respektim të ligjeve, pa krijuar kushte të mirëfillta nëpër çerdhe, shkolla, spitale, lagje, vendbanime.., s’bëhet pa zhvillim dhe aq më pak pa njerëz !!!

● Kërçova nuk do të bëhet kurrë, duke u mbuluar nën hijen e flamujve të etniteteve të ndryshme dhe duke pretenduar që është e njërit ose etnitetit tjetër. Nuk do të bëhet sepse popullata është përcaktuese e tapive dhe çdo pëllëmbë toke.

● Kërçova nuk bëhet, pra nuk ruhen simbolet shqiptare a të tjera, me përdorim gjuhe të shumicës kur kemi ikje nga ky realitet i trishtë i të rinjve dhe të rejave, i familjeve të tëra dhe kur flamuri kombëtar përdhoset me bjerrje vlerash njerëzore.

Bazuar në ligjet vendore gjuha mund të flitet vetëm nëse përmbush kushtin e 21 përqindshit dhe flamuri mund të valëvitet nëse përfaqësimi është 51 përqind. Por të gjithë harrojmë që me fluksin e largimit të të rinjëve, pas dhjetë viteve asnjë etnitet nuk do të plotësojë këto kushte.

Kërçova bëhet me alternativë përmbajtësore të gjithë këtij degjenerimi vlerash kombëtare, shoqërore e individuale.
E kam një projekt për Kërçovën që do bëhet, e për të cilin do luftoj nga çdo pozitë që të jem.

Kërçovën e pretendoj që njëherë të ndërtohet dhe zhvillohet përmes investimeve dhe realizimit të projekteve kapitale, duke e shndërruar në qendër rajonale dhe atraktive.

Bashkërisht do të sjellim dritën e përparimit, do të mundësojmë riatdhesimin e të rinjve e të rejave, do të sjellim emancipimin shoqëror, do të afirmojmë vlera të reja, e do riafirmojmë ato vlera që na bëjnë të quhemi shqiptarë, kërçovarë, e me të cilat kemi mbijetuar 2000 vjet !

Kërçova bëhet duke u karakterizuar nga vyrtytet e durimit të thellë, maturia e papeshuar, urtësia e pakrahasuar.., përkushtimi, transpareca, bujaria dhe besnikëria e palëkundur.

Kërçova do të bëhet vetëm duke përzgjedhur më të mirët në krye të udhëheqjes, për të sjellur zhvillimin e shpejtë në vendin tonë.

F. B. L.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

maura higgins ndez rrjetin me poza te nxehta ne bikini 68fa7151e25b2
Lajmi i mëparshëm

Maura Higgins ndez rrjetin me poza të nxehta në bikini

raporti perfundimtar i osbe odihr neza nuk ka ndryshuar ne pikat themelore nga raporti paraprak i 11 majit 68fa83f62cb71
Lajmi i radhës

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR/ Neza: Nuk ka ndryshuar në pikat themelore nga raporti paraprak i 11 majit

Të fundit nga

Autogoli – ferr për Arsenalin 

Arsenal ka lejuar një befasi nga skuadra e fundit të tabelës. Në ndeshjen e javës së 31-të të Premier League, Wolves barazoi 2:2 ndaj Arsenalit, një rezultat që për “Topçinjtë” ishte pothuajse
ShkoLartë